spot_img
HomeBUJKUFAO dhe partnerët e saj shënuan Ditën e parë virtuale Botërore të...

FAO dhe partnerët e saj shënuan Ditën e parë virtuale Botërore të Ushqimit në Shqipëri

spot_img

Më 16 Tetor, FAO dhe partnerët e tij kombëtarë në Shqipëri u bashkuan për një diskutim virtual me rast të Ditës Botërore të Ushqimit dhe 75 vjetorin e FAO. Forumi, që këtë vit kishte temë ‘Rritje, Ushqyerje, Mbështetje. Së bashku ’, theksoi rëndësinë e veprimit të përbashkët multi-partnerial për të transformuar sistemet tona ushqimore, për të siguruar sigurinë ushqimore, dhe ushqimin si uljen e varfërisë në Shqipëri, parë kjo në kontekstin e pandemisë COVID-19.

Pjesëmarrësit përfshinin përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), Shërbimi Ekstensionit të MBZHR, sektori privat, sistemi arsimor dhe shoqëria civile.

Duke njohur rolin kryesor të fermerëve të vegjël shqiptarë dhe fermerëve familjarë në prodhimin dhe furnizimin lokal të ushqimit, i cili u bë edhe më i rëndësishëm gjatë bllokimit kombëtar, pjesëmarrësit theksuan nevojën për një bashkëpunim të avancuar me shumë palë. Ata diskutuan mënyra konkrete se si shërbimi i ekstensionit, sektori privat, sistemi arsimor dhe organizatat joqeveritare mund të kontribuojnë në jetesën e qëndrueshme rurale dhe në fund të forcojnë qëndrueshmërinë e fermerëve ndaj goditjeve të shumta.

Arben Kipi, Asistent Përfaqësuesi i FAO-s në Shqipëri kërkoi mbështetje në zhvillimin e mëtejshëm të mbrojtjes sociale dhe praktikave bujqësore më të qëndrueshme dhe efikase, dhe përmëndi sistemet e shërbimit të ekstensionit dhe këshillimit si një përparësi kryesore për Organizatën në vend.

Fabiola Arapi, këshilltare e Ministrit të Bujqësisë dhe Pjerin Shoshi, Drejtor i Shërbimit të Ekstensionit në MBZHR, informuan pjesëmarrësit e forumit në lidhje me hapat e Qeverisë për të përmirsuar shërbimet ekzistuese kombëtare të ekstensionit për një mbështetje më të mirë për fermerët në situatën COVID-19.

Zgjidhjet dixhitale dhe të tregtia elektronike, përfshirë këtu Sistemin e Informacionit të Tregut, u theksuan pasi ato ofrojnë mundësi për të lidhur aktorët përgjatë zinxhirit të vlerës, për të përmirësuar aksesin e fermerëve në tregjet dhe konsumatorët për të siguruar të dhëna të besueshme dhe në kohë për vendimmarrjen informuese. Pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre nga muajt e kaluar në aplikimin e mjeteve analitike dhe qasjeve inovative të drejtuara nga të dhënat për të mbështetur gjenerimin dhe analizën e të dhënave, monitorimin e situatës, ndarjen e informacionit dhe këshillat për fermerët dhe operatorët e agrobiznesit për të përballuar efektet negative të pandemisë.

Dialogu bëri të mundur rishikimin e sfidave aktuale të sektorit të ushqimit dhe bujqësisë në Shqipëri dhe bëri një përmbledhje të mundësive të disponueshme dhe të reja, përfshirë promovimin e shërbimeve të këshillimit dhe inovacionit bujqësor. Të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord se krijimi i këtyre mundësive kërkon një koordinim dhe partneritet të avancuar nga shumë palë në të gjitha nivelet./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme