spot_img
HomeKuzhinëËmbëlsirë e shpejtë

Ëmbëlsirë e shpejtë

spot_img

Një recetë e lehtë dhe e shijshme!

Përbërësit:

4 vezë

1 gotë qumësht

1/2 e gotës vaj

10 lugë sheqer

1 sheqer vanilje

4 lugë kakao

1 gotë e gjysmë miell

1 pluhur për pjekurinë

Përziejmë përbërësit e cekur dhe masën e hedhim në tepsinë e lyer me vaj dhe e pjekim në furrën e nxehur më parë në 180 gradë për 20 min. Pasi të pjekët hedhim 1 gotë qumësht të tretur më parë me 4 lugë nesquick (duhet të nxehet qumështi që ta tresim më mirë)

Filli

1 litër qumësht

6 lugë niseshte

4 lugë miell

5 lugë sheqer

1 sheqer vanilje

1 lugë e mesme gjalpë

Niseshtenë dhe miellin e tresim me pak qumësht pastaj shtojmë sheqerin. Pastaj e hedhim në qumësht dhe e ziejmë në temperaturë të ulët deri sa të trashet dhe në fund hedhim 1 lugë gjalpë. Pastaj e hedhim në ëmbëlsirë dhe dekorojmë me kokos. Ju bëftë mirë!

Përgatiti: Albina Alija / Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme