spot_img
HomeKuzhinëËmbëlsira e kungullhaesit

Ëmbëlsira e kungullhaesit

spot_img

Në këtë pjesë të serialit tonë radiofonik “Kuzhina turke” do të bëjmë fjalë për një perime me origjinë nga Amerika, e cila në kuzhinën turke hyri në shekullin e 17-të. Do të flasim për një perime që në përrallën e Hirushes shndërrohet në karrocë e që është bërë simbol i “Natës së Shtrigave” që festohet në vende të ndryshme; pra do të flasim për një perime në formë sferike e me ngjyrë portokalli. Ia qëlluat apo jo? Bëhet fjalë për kungullhaesin. Kjo perime në këto treva erdhi mjaftë vonë, por iu përshtat kushteve klimaterike të Anadollit dhe u diversifikua mjaftë me shpejtësi. Edhe pse vazhdojnë ende diskutimet se a është kungullhaesi fryt apo perime, një gjë është e saktë, ai pëlqehet mjaftë shumë në kuzhinën turke. Me atë në kuzhinën turke përgatiten shumë gjellë të ndryshme, duke filluar nga jahnia (me mish) e deri tek supa, nga byreku e deri tek ëmbëlsira, por ai më së shumti përgatitet në formën e ëmbëlsirës dhe pëlqehet shumë. Edhe ne së bashku do ta gatuajmë “ëmbëlsirën e kungullhaesit” që është mjaftë e thjeshtë, por që ka një shije të mrekullueshme.

Për përgatitjen e ëmbëlsirës së kungullhaesit nuk nevojiten shumë përbërës. Na nevojiten vetëm dy gjëra themelore; kungullhaesi dhe sheqeri. Ndërkaq sasitë e përbërësve për këtë ëmbëlsirë janë si më poshtë:

  • 1kg kungullhaes, të qëruar dhe të prerë në gjerësi të dy gishtërinjve
  • 500g sheqer
  • 1 gotë e ujit me arra të copëtuara
  • Kajmak apo krem qumështi dhe
  • 3-4 karafil

Tani ta gatuajmë ëmbëlsirën:

Kungullhaesin e prerë në trashësinë e dy gishtave e shpëlajmë mirë me ujë të bollshëm. E vendosim në një tenxhere të gjerë dhe e shtojmë sheqerin aq sa të mbulojë copat e kungullhaesit. Në qoftë se tenxherja që do përdorni është e ngushtë atëherë e vendosim në këtë mënyrë; një rend (radhë) kungullhaes dhe një rend sheqer deri të mbarojë harxhi i përgatitur dhe sipër shpërndajmë karafilat. Mbyllim tenxheren dhe e lëmë të qëndrojë të paktën 4 orë që kungullhaesi të lëshojë ujin, këshillohet të lihet kështu një natë në temperaturë të dhomës në qoftë se është e mundur. Të nesërmen kungullhaesin e ziejmë në temperaturë të ulët për afërsisht 50-55 minuta. Kur të ftohet ëmbëlsira e marrim atë në pjatë për shërbim dhe mbi të vendosim kajmak apo krem qumështi dhe sipër i hedhim arra të copëtuara. Ju bëftë mirë./trt.tr/shqip

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme