spot_img
HomeLAJMET E FUNDITEksperti i ujërave bën thirrje për mbrojtjen e Lumëbardhit

Eksperti i ujërave bën thirrje për mbrojtjen e Lumëbardhit

spot_img

Bukurinë e maleve të Grykës së Rugovës e shton edhe lumi që rrjedh në mes tyre. Nga rrjedhja e ujit të Lumëbardhit të Pejës, është paralajmëruar se do të ndërtohet një hidrocentral për prodhimin e energjisë alternative i ngjashëm me atë të Deçanit. Ky paralajmërim për ndërtimin e hidrocentraleve në shtratin e Lumëbardhit të Pejës ka hasur në kundërshti të mëdha, si nga qytetarët, ekspertët e ujërave ashtu edhe nga shoqëria civile.

Kundër këtij investimi, ka dalë me një thirrje për mos ndërtimin e tyre edhe Baton Begolli, që është Këshilltar për Politika Ujore nga Këshilli Ndërministror për Ujërat në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Njohësi i ujërave Baton Begolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se siç u shkatërrua Lumëbardhi i Deçanit, ashtu planifikohet të shkatërrohet edhe Lumëbardhi i Pejës.

“Me këto ‘hidrocentrale’ shkel e shko (troç profitereske) u shkatërrua Lumëbardhi i Deçanit – asnjë llogari, Lepenci ku planifikohen digat për një pjesë të madhe të Anamoravës – asnjë llogari…, e tash ia paskan msy Lumbardhit të Pejës. E në anën tjetër ne u mbytem duke shëtitur nëpër komuna për të treguar se nuk kemi resurse të mjaftueshme”, ka shkruar Begolli.

Ai kërkon që për investime të këtilla të pyeten profesionistët e jo të bëhen “tuxharllëqe” me fitime afatshkurta e dëme afatgjata.

“Boll mo! A pyetet kush këtu profesionalisht a krejt tuxharlloqe me fitime afatshkurtra e dëme afatgjate?! A vjen koha tek ne kur pacienti pyet mjekun e nuk e mëson atë, nxënësi mësuesin/profesorin, politika njohësit e lëmit..?”, ka theksuar Begolli.

Komision ndërministror i Qeverisë së Kosovës, të cilin e përbëjnë disa ministri, ka marrë iniciativë për ndërtimin e hidrocentraleve në shtratin e Lumbardhit të Pejës. Ky komision planifikon ta certifikojë një investitor të huaj nga Austria, i cili do t’i investojë 97 milionë euro në këtë projekt. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme