spot_img
HomeBUJKUEFSA: Nuk ka prova që ushqimi mund të transmetojë koronavirusin

EFSA: Nuk ka prova që ushqimi mund të transmetojë koronavirusin

spot_img

Nuk ka asnjë provë që koronavirusi i ri mund të transmetohet nga ushqimi.

“Përvojat me shpërthime të mëparshme të epidemive që i atribuohen koronaviruseve, siç janë ato të SARS dhe MERS, tregojnë se transmetimi përmes konsumit të ushqimit nuk vërtetohet. Aktualisht nuk ka asnjë provë që coronavirus është i ndryshëm nga viruset e tjerë për sa i përket transmetimit përmes konsumit të ushqimit”, deklaroi drejtoresha shkencore e Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) .

Edhe sipas ECDC, Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, eshte e pamundur qe ushqimi të jetë një burim i transmetimit të virusit. Në fakt, edhe nëse në origjinën e epidemisë në Kinë ka pasur një kalim të koronavirusit të ri nga kafshët te njerëzit, tani patogjeni po përhapet nga një person në tjetrin, kryesisht përmes teshtitjes dhe kollitjes.

Po kështu edhe Instituti Federal Gjerman për Vlerësimin e Riskut (BfR) ka të njëjtin mendim: “Aktualisht nuk ka raste të provuara të infektimit nga ky lloj i ri i koronavirusit përmes rrugëve të tjera të infeksionit, siç është konsumimi i ushqimit të kontaminuar”.

OBSH gjithashtu, pretendon se aktualisht nuk ka prova të transmetimit të koronavirusit përmes ushqimit. Sidoqoftë, pasi njohuritë tona për virusin e ri janë akoma të kufizuara, OBSH ka publikuar një numër rekomandimesh paraprake për përgatitjen dhe konsumimin e ushqimit, siç është:

mbajtja e distancës të paktën 1 metër nga njëri tjetri gjatë blerjes së produkteve ushqimore;
larja e duarve gjithmonë para gatimit dhe pasi prek ushqimin e papërpunuar,
shmangien e konsumit te produkteve ushqimore me origjinë shtazore te papjekur ose pak te pjekur;
larjen e frutave dhe perimeve;
respektojnë rregullat normale të higjienës për të shmangur kontaminimin e kryqezuar.

Për sa me sipër, AKU si pjesë e Task Forcës, për zbatimin me rigorozitet në marrjen e masave për të luftuar Covid-19 ka vëne në zbatim Listën e Verifikimit për OBU përmes masave të marra kundër përhapjes së Covid-19.

Përdorimi i masave mbrojtëse dhe dorezave, ruajtja e largësisë gjatë shërbimit ndaj konsumaorëve si dhe respektimi në mënyrë rigoroze i futjes së konsumatorëve në subjekt jo më shumë se një individ.
Hartimi dhe afishimi i masave mbrojtëse i një plani masash që duhet të ndiqen nga stafet brenda ambienteve të punës.

Prania e dezinfektantevë në ambientet ku shërbehet produkti ushqimor.

Mirëmbajtja , pastrimi dhe dezinfektimi , kontaminimi nga ajri dhe kushtet e përshtatshme të punës
Eleminimi i prerjes së bukës dhe largimi nga ambientet e shërbimit të makinës prerëse të bukës për subjektet që tregtojnë bukë dhe prodhime brumi
Tregtimi i produkteve të sigurta brenda afatit të përdorimit për konsumatorin
Etiketimi i rregullt i produkteve ushqimore
Respektimi i kushteve së ruajtjes së produkteve ushqimore./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme