spot_img
HomeBUJKUE ardhmja e bujqësisë ‘urbane’: Kopshte fruta-perimesh mbi tarracat e ndërtesave

E ardhmja e bujqësisë ‘urbane’: Kopshte fruta-perimesh mbi tarracat e ndërtesave

spot_img

Këto kopshte prodhojnë fruta dhe perime në sasi; ulin kostot e transportit; zvogëlojnë efektet e dëmshme të nxehtësisë së qyteteve; lejojnë zvogëlimin e përdorimit të energjisë për të ftohur mjedise; mbledhin ujërat e shiut, duke lehtësuar sistemin e ujërave të zeza si dhe së fundmi dhe jo vetëm tërheqin kafshë, zogj dhe insekte dhe u japin jetë ishujve të vegjël të natyrës dhe relaksimit të krijuar mbi ndërtesa urbane. Për të mos harruar këtu edhe bletët e domosdoshme, nga të cilat nxirret mjalti.

Jemi duke përshkruar të ashtuquajturat fermat mbi çati, që janë fermat e vërteta urbane të krijuara në krye të ndërtesave të qytetit. “Tashmë ka kaq shumë të tilla në New York, oaze të vërteta të natyrës së kultivuar, të afta për të prodhuar 36 tonë fruta dhe perime për të furnizuar dyqanxhinjtë e qytetit. Dhe kur prodhimi është i tepërt ai mund të përdoret për komunitetet më të pafavorshme që jetojnë në Big Apple,” shpjegon Anastasia Plakias, një nga krijueset e kopshteve në Sunset Park.

“Dhe të mendosh se duhet shumë pak,” vazhdon ajo: për çdo çati, toka ka nevojë vetëm për 25 centimetra trashësi për të mbjellë farën. Plehu vjen nga kompostimi i përftuar nga mbeturinat (gjithçka është krijuar, asgjë nuk shkatërrohet në qytetin më të rëndësishëm në botë) edhe uji merret nga shiu, madje dikush mund të arrij të mbledh deri në 380 mijë litra.

Dhe, përveç faktin që e bëjnë qytetin më të natyrshëm, kopshtet urbane i bëjnë edhe festat më interesante dhe të veçanta. “Fermat tona në çati do të jenë vende të mira në të ardhmen. Përdorimi i bimëve të freskëta për të zbukuruar pijet tuaja, si për shembull mentja e freskët për mojitot që do të pini në ambientet e tyre”, thotë Plakias. (LK)

Edel Strazimiri / SCAN

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme