spot_img
HomeEKONOMIDrejtori i Doganës së Kosovës: Pas taksës, Sllovenia rriti eksportet në Kosovë...

Drejtori i Doganës së Kosovës: Pas taksës, Sllovenia rriti eksportet në Kosovë për 134%, Gjermania 21%, Turqia 37%

spot_img

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ka thënë se Serbia e Bosnja janë dëmtuar me qindra miliona euro që nga vendosja e taksës.

Berisha në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini ka thënë se ka kontrabandë, por ajo bëhet në zonat malore dhe me automjete të vogla.

“Kemi rreth 220 raste të zbuluara të mallrave kontrabanduese. Nga këto produkte të kontrabanduara ka ushqime, pije, vezë por edhe produkte të naftës. Kemi pasur rast që kemi zënë pesë tonë me mallra të kontrabanduara në pjesën veriore, por ato nuk kanë mundur të futen në biznese”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Doganës së Kosovës, ka thënë se pas vendosjes së taksës shtete të ndryshme të rajonit dhe Evropës kanë rritur eksportet në Kosovë.

“Sllovenia ka rritur eksportet në Kosovë për 134% në krahasim me tre muajt e vitit të kaluar. Rritje po ashtu ka edhe Bullgaria 47%. Gjermania është rritur me 21%, Turqia 37%, Kina 15%, Maqedonia 58%, Italia 2%, Greqia 55%, Shqipëria 49 %”.

Berisha ka thënë se janë ndërmarrë shumë aksione ku janë përfshirë shumë resurse humane, dhe sipas tij më shumë janë zbuluar kontrabandim të produkteve ndërkombëtare përmes Serbisë se produkte serbe./Telegrafi/

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme