spot_img
HomeBUJKUDrejtori Berat Duraku faleminderon Ministrin Mustafa për aprovimin e kërkesës, për rritjen...

Drejtori Berat Duraku faleminderon Ministrin Mustafa për aprovimin e kërkesës, për rritjen e subvencioneve

spot_img

Më poshtë gjeni të bashkangjitur kërkesën për rritjen e subvencioneve të cilën Drejtori i BPZHR-së e ka adresuar tek Ministri Mustafa.

”Në takimin e fundit me Ministrin e Bujqësisë z. Besian Mustafa, ndër temat e shumta që diskutuam ishte edhe kërkesa për RRITJE TË SUBVENCIONEVE për fermerë.

Këtë kërkesë e adresuam edhe me shkrim në këtë Ministri të nënshkruar nga Kryetari Smajl Latifi.
Falenderojmë Ministrin Mustafa i cili shumë shpejt ka reflektuar!”

– Berat Duraku – Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Rahovecit 🤝

Një pjesë e deklaratës së Ministritë të Bujqësisë Besian Mustafa me datë: 23.3.2020

Drithërat, veçanërisht gruri dhe misri, që përbëjnë ushqyesit elementar për qytetarët, blegtorinë dhe shpezëtarinë, do të vazhdojnë të përkrahen, duke i shtuar angazhimin tim personal që pagesat e subvencioneve në këtë drejtim të realizohen në afat rekord;
Do të rrisim subvencionet për 50% për prodhimin intensiv të perimeve në serra, për të siguruar më shumë perime të freskëta si domate, speca, tranguj, etj. për tavolinat e familjeve tona;
Që të rrisim të hyrat e shtetit nga eksporti, do të rrisim subvencionimin për 50% për mjedrën, si kulturë me potencial të madh eksportues;
Për të siguruar më shumë bulmet dhe mish, do të rrisim subvencionimin për 20% për lopë qumështore, dele, dhi dhe buallica;
Ndërsa për të ju dhënë familjeve tona siguri dhe higjienë në mishin e prodhuar në vend, do të rrisim subvencionimin për 50% për kafshët e therura në thertore të licencuara që zbatojnë standardet më të larta;
Për të mbrojtur ushqimin vendor nga fatkeqësitë natyrore, do të mbulojmë më shumë kultura bujqësore përmes skemës së sigurimeve bujqësore për të përfshirë, përveç mjedrës edhe rrushin, mollën dhe kumbullën.
Të gjitha këto masa, me përqendrim të veçantë tek të mbjellat pranverore, do të rrisin prodhimin vendor të lëndës bazë për të siguruar më shumë ushqim për familjet tona.

Por nuk do të ndalemi me kaq. Këto masa në subvencione do të komplementohen edhe me masa në grante ku do të përkrahim pikat grumbulluese dhe qendrat përpunuese të cilat transformojnë lëndën bazë të prodhuar nga bujqit tanë, në tokën tonë, në ushqimin që përfundon në tavolinat tona. Njëkohësisht, për të rritur edhe më shumë prodhimin vendor të ushqimit, do të përkrahim ndërtimin e kapaciteteve të reja në serra, stalla, pemishte dhe sisteme të ujitjes.

Po përsëris edhe një herë, që të gjitha kulturat që janë përkrahur deri tani me subvencione dhe grante, do të vazhdojnë të përkrahen. Tani, jemi në gjendje emergjente dhe kemi obligim të sigurojmë më shumë ushqim për familjet tona duke shfrytëzuar mundësitë që na ofron kjo kohë e të mbjellave pranverore. Prandaj, në rolin tim të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural po angazhohem maksimalisht që përmes përkrahjes së bujqve tanë të sigurojmë më shumë ushqim nga toka jonë, për familjet tona. Në këtë mënyrë, do të mbrojmë bujqit tonë, bukën tonë, ardhmërinë tonë!

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme