Search

Domatet të mira për shëndetin e zemrës

365

Domatet kanë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin tone, pasi që përbëhet nga dy lëndë ushqyese kryesore që kanë një ndikim të madh në shëndetin e zemrës: Likopenin (Lycopene) dhe Kaliumin (Potassium).

Likopeni është një lëndë kimike që i jep domates ngjyrën e saj të kuqe dhe është gjithashtu antioksidant shumë i fuqishëm, një lloj lënde që mbron qelizat që të mos dëmtohen. Disa studime tregojnë se likopeni mund të ulë LDL kolesterolin, ose kolesterolin “e keq”, dhe të mbroje gjakun nga koagulimi, gjë që ulë rrezikun nga sulmi në zemër.

Kaliumi është një mineral që mund të ndihmojë në uljen e shtypjes së gjakut duke larguar një pjesë të natriumit nga trupi dhe duke relaksuar muret e enëve të gjakut, e në këtë mënyrë edhe uljen e tensionit arterial. /Gazeta Bujku

Përgatiti: Dr. Gojart Pllana – Kardiolog




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *