spot_img
HomeEKONOMIDogana shënon rekord, 412 milionë euro për Buxhetin e Kosovës

Dogana shënon rekord, 412 milionë euro për Buxhetin e Kosovës

spot_img

Dogana e Kosovës në pesë mujorin e parë të këtij viti ka arritur të grumbulloj 412 milionë euro, e që në krahasim me periudhën e vitit të kaluar por edhe disa viteve paraprake tregon një rritje prej gati 8 për qind më të lartë.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, tha se të institucioni të cilin ai e udhëheq ka treguar përkushtimin dhe profesionalizëm të lartë në punë dhe është duke bërë një performancë shumë të mirë, në të hyrat e grumbulluar për pjesën e parë të vitit 2019.

“Dogana e Kosovës në pesë mujorin ka arritur të grumbullojë 412 milionë euro e që në krahasim me periudhën e vitit të kaluar por edhe disa viteve paraprake tregon rritje të theksuar. Në vitin e kaluar në këtë periudhë kishim të hyra në lartësi prej 383 milion derisa tani në këtë vit të hyrat kanë arritur të jenë më të larta për rreth 30 milion euroë, apo 7.6% më shumë”, tha Berisha.

Ai pohoi se, pas aplikimit të taksës ndaj mallrave që hynë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina, vërehet një tendencë e rritjes se hyrjes së mallrave ilegale në veri të Kosovës. Mbrëmë dhe sot, shtoi ai, është duke zhvilluar një aksion ku pritet arrestimi i disa keqbërësve të dyshuar për kontrabandë.

Sfidat kryesore janë në rrugët malore, ku ka dyshime për mallra që hynë ilegalisht dhe dyshohet se në këtë kontrabandë janë të involvuar edhe zyrtarë të lartë të vendit. “Mbrëmë si të dyshuar par keqpërdorim të detyrës janë arrestua katër zyrtarë doganor në pikën kufitare me Shqipërinë në Vermicës”.

Berisha tha se, pas aplikimit të taksës doganore, nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina janë importuar rreth 200 milionë më pak. Nga kjo sipas tij ka përfituar më së shumti Shqipëria dhe Gjermani. “Tani për importe prinë Gjermania, rritje ka shënuar edhe Sllovenia, kurse shtimi i mallrave nga Shqipëria ka shënuar një rritje për 60 për”, tha ai.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme