spot_img
HomeBUJKUDiskutim me fermerët e Kamenicës për prodhimet vendore dhe tregun e BE-së

Diskutim me fermerët e Kamenicës për prodhimet vendore dhe tregun e BE-së

spot_img

Kryetari i komunës Qëndron Kastrati së bashku me koordinatorin e zyrës regjionale të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Gjilan Sabedin Kadriu, përfaqësuesin nga Departamenti Këshillimor i Ministrisë së Bujqësisë Tahir Alitaj dhe menaxherin për cilësi në kompaninë “KABI” Medin Zeqiri, sot diskutuan me qytetarët e Kamenicës rreth “Prodhimit vendor dhe tregut të BE-së”.

Në këtë diskutim është folur për mënyrat e tejkalimit të sfidave në prodhim, përmirësim dhe përgatitje të produkteve për tregun e BE-së.

Kryetari Kastrati tha se Komuna e Kamenicës ka kushte shumë të përshtatshme për veprimtari bujqësore.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme synimi i tregut të Evropës.

“Ne kemi nevojë ta synojmë tregun e Evropës, e të përgatitemi për të sepse kjo do të ishte më atraktive dhe do të ndihmonte në rritjen e numrit të të punësuarve”, tha ai.

Ndër të tjera, Kastrati tha se prodhuesit dhe fermerët duhet të vetëdijesohen në aspektin e shërbimeve cilësore dhe efiçiente të produkteve.

Ndërsa, koordinatori i zyrës regjionale të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Sabedin Kadriu tha se ky agjencion përfshinë sigurinë ushqimore, çështjet rreth sigurisë së ushqimit me prejardhje shtazore e bimore dhe të gjitha inspektimet veterinare.

“Në kuadër të kësaj zyre regjionale janë inspektorët sanitar, veterinar dhe fitosanitar. Ky agjencion merret me sigurinë e ushqimit, shëndetit të kafshëve dhe ne jemi duke e bërë të pamundurën të mundur”, tha ai.

Sipas tij, AVUK-u është gjithmonë i gatshëm të ju dalë në ndihmë edhe fermerëve edhe atyre që merren me prodhimtari ushqimore. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme