spot_img
HomeLAJMET E FUNDITDisa lloje të çajit që konsiderohen si anti-inflamator më të mirë

Disa lloje të çajit që konsiderohen si anti-inflamator më të mirë

spot_img

Çdo lloj çaji që është në gjendje të zvogëlojë inflamacionin (përgjigje e sistemit imunitar të trupit ndaj një dëmtimi apo kërcënimi të perceptuar) mund të konsiderohet një çaj anti-inflamator. Disa lloje të çajit janë në gjendje të rregullojnë sistemin imunitar dhe të përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm, duke ulur rrezikun e sëmundjeve për trupin tuaj.

Çaj xhenxhefil

Ky çaj ka kohë që përdoret nga personat që kanë nevojë për lehtësim të problemeve gastrointestinale. Xhenxhefili ka komponime anti-inflamatore dhe xhinxherol, përbërës aktiv që është i njohur për efektin e tij në përmirësimin e sistemit imunitar dhe eliminimin e radikaleve të lirë, para se të shkaktojnë stres oksidativ.

Çaj shafran

Është një nga substancat më të fuqishme anti-oksiduese i cili, falë një përbërësi aktiv të quajtur kurkum mund të zbus shqetësimet e stomakut dhe të përmirësojë ekuilibrin bakterial në zorrë, gjë që mund të ndihmojë gjithë sistemin imunitar të trupit.

Çaj i luleradhiqes

Megjithëse disa njerëz mendojnë për luleradhiqet si barërat e këqija, këto gjethe mund të krijohen në një çaj të fuqishëm anti-inflamator ,ka veti natyrore diuretike, ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat, përmirëson shëndetin e veshkave dhe të sistemit të pastrimit të organizmit. Lehtëson problemet e tretjes dhe shërben si minimizues i rrezikut nga gurët në veshka.

Çaj kopër

Kopra është e njohur si një bar anti-spazmik dhe anti-inflamator dhe shpesh përdoret për të lehtësuar stresin nervor. Ky çaj gjithashtu mund të zvogëlojë stresin oksidativ në të gjithë trupin.

Çaj mente

I njohur për zgjidhjen e shqetësimeve të stomakut, ky çaj është në gjendje të zvogëlojë inflamacionin në traktin e zorrëve, si dhe efektet e ngjashme mbi nyjat dhe muskujt.

Çaj jeshil

Çaji jeshil ka përbërës të shëndetshëm polifenolik, të cilat janë anti-inflamatore dhe anti-oksiduese natyror që mund të ndihmojnë shpejt për të rregulluar sistemin imunitar.

Çaj kanellë

Cinnamaldehyde është përbërës i fuqishëm aktiv i çajit të kanellës, i cili është treguar i suksesshëm në zvogëlimin e inflamimit kronik dhe uljen e rrezikut nga sëmundjet kronike. /Gazeta Bujku

Përgatiti: Ajshe Leka / konsulente për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme