spot_img
HomeBUJKUDimri i ngrohët

Dimri i ngrohët

spot_img

Nga Prof. Dr. Agim Nelaj

Dimri mund të jetë më i ngrohtë se normalisht, por nuk ka rrjedhje nektari. Gjatë dimrit bletët grumbullohen për të qëndruar ngrohtë. Meqenëse nuk po fluturojnë përreth, ato nuk do të përdorin shumë energji dhe nuk konsumojnë shumë mjaltë të ruajtur. Gjithsesi, nëse dimri është i ngrohtë, bletët natyrisht do të duan të fluturojnë përreth bletores. Problemi është se edhe në një dimër të ngrohtë nuk gjejnë gjë për të ushqyer. Kështu që, ato kthehen në koshere dhe hanë më shumë mjaltë të ruajtur sesa do të konsumonin, sikur të ishin grumbull brenda zgjoit.

Të dhënat e literaturës japin një informacion më të plotë për këtë raport. 1 kg mjaltë i konsumuar në dimër, shton afërsisht 500 ml ujë, i cili kondensohet brenda zgjoit, duke krijuar një mikro-mjedis të lagësht dhe të ftohtë.

Brenda zgjoit kemi dy mikro-mjedise: njëri në zonën e lëmshit ku temperatura luhatet: +22 – + 28 gradë dhe i dyti në pjesën tjetër të zgjoit ku temperatura është e përafërt me atë të mjedisit. Përvoja e bletarëve na sjell këndvështrime kontradiktore. Midis tyre ka që veshjen e zgjoit e vlerësojnë të dobishme, ashtu si ka të tjerë që nuk e pranojnë. Kjo tregon se regjimi termik brenda zgjoit nuk është i qëndrueshëm sipas viteve.

A. Mishenko sqaron se, në provat e kryera për këtë qëllim, përfundimet ishin krejt të papritura. U vërejt ndikimi negativ i mbështjelljes së plotë të zgjoit, ku konsumi i ushqimit u rrit 26%. Mbështjellja vetëm e tavanit luan rol pozitiv në ecurinë e zhvillimit të familjeve të bletëve në pranvere.

Të ndalemi pak, për të bërë një analizë të thjeshtë. Si rezultat i masave të marra nga bletari për të ruajtur regjimin termik brenda zgjoit, ndodh që familjet e forta ta ruajnë më mirë këtë regjim. Temperatura e rritur e shpërbën grumbullin dhe rritet sipërfaqja e mbuluar me bletë, kurse qendra e lëmshit ruan temperaturë normale, çka sjell pjelljen e vezëve. Rritet konsumi i ushqimit dhe, si rrjedhojë e proceseve të shtuar metabolikë, rritet lagështira. Për pasojë do të vërehet një konsumim i parakohshëm, si dhe ngadalësimi i zhvillimit të familjes në pranverë.

Nëse këto procese janë më të ngadalshëm, jo shumë intensivë, dukuria është e kundërt, konsumi i ushqimit prodhon gaz karbonik, që është një qetësues i veprimtarisë së bletëve dhe në pranverë vijnë më normalisht./Motilokal.com/Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme