spot_img
HomeBUJKUDezinfektimi

Dezinfektimi

spot_img

Shkruan: Uvejs N. LATIFI

Shëndeti dhe aftësitë prodhuese të kafshët varen prej një mori faktorësh të jashtëm. Nder ta rol të rëndësishëm luajnë mikroorganizmat e ndryshëm parazitë dhe patogjen. Me qellim që kafshët të mbrohen prej sëmundjeve duhet ndërmarr një varg masash veterino-sanitare. Me atë rast duhet pasur parasysh se kafsha e sëmur paraqet burimin me të madh dhe me të rrezikshëm të sëmundjes. E njëjta gjë vlen edhe për kufomat dhe pjesët e tyre.

Një pjesë e këtij materiali infektiv shkatërrohet, pasi që e shkatërrojnë faktorët atmosferik dhe të tjerët ose ai nuk gjen mjedisin e jashtëm kushte të volitshme për jetesë. Pjesa tjetër dërrmuese në natyrë mbetet e gjallë për kohë më të gjatë apo të shkurtër. Në këtë mënyrë mjedisi i infektuar paraqet rrezik të vazhdueshëm për përhapjen e mëtejme të sëmundjeve. Në këto raste duhet ndërmarr masa veterino-sanitare të cilat kanë për qellim pengimin e përhapjes se materialit infektues përkatësisht zhdukjen e tij.

Ndërmarrja me anë të secilës veprohet në mikroorganizmat dhe parazit që të paaftësohen, përkatësisht të mbyten në mënyrë që të mos bëhen shkaktar të rasteve të reja të sëmundjes quhet dezinfektim.

Krahas emërtimit të dezinfektimit ekzistojnë edhe nocione të tjera të ngjashme të cilat me saktësisht i përcaktojnë rezultatet e ndikimeve të mjeteve të ndryshme në mikroorganizma.
P.sh kur me mjete të ndryshme zhduken në objekt të gjallë të gjitha mikroorganizmat quhet sterilizim.

Nëse ndonjë mjet shkakton zhdukjen e baktereve atëherë themi se vepron në mënyrë baktericide, nëse i mbyt viruset viruscide kurse kërpudhat fungicide.

Disa mjete nuk mbytin mikroorganizmat por vetëm nuk lejojnë rritjen dhe zhvillimin e tyre, për mjete të tilla thuhet se veprojnë në mënyre bakterio-statike.

Pastrimi mekanik dhe larja sanitare

Pastrimi mekanik nuk është dezinfektiv në kuptimin e drejt të fjalës përkatësisht mbytje e mikroorganizmave por vetëm largimi mekanik i pa pastërtive e së bashku më të edhe i numrit të madh të mikroorganizmave që gjenden në një objekt.

Materiali infektues mund të depërtoj thellë në gjësende të ndryshme dhe në sipërfaqen përkatësisht të jetë i mbuluar me pa pastërti të ndryshme sidomos të natyrës organike.

Përdorimi i mjetit kimik dezinfektues në objekte të tilla vështir sjell ndonjë rezultat, pasi që mjeti dezinfektues nuk do mund të depërtojë deri të mikroorganizmat.

Në atë mënyrë dezinfektuesi e humb aftësinë e tij dezinfektuese pasi që deri të mikroorganizmat depërton vetëm një pjesë e vogël e tij.

Për këtë arsyeje largimi i pa pastërtisë nga objektet që duhet dezinfektuar duhet të paraqes masat e rëndësishme për dezinfektim të suksesshëm.

Gjate pastrimit të sipërfaqeve ose objekteve që duhet të dezinfektohet dallohen kryesisht dy faza. E para është pastrimi mekanik kurse faza e dytë është larja sanitare.

Pastrimi mekanik kryhet para çdo dezinfektimi të objekteve për vendosjen e kafshëve, varreve gjësendeve të ndryshme.

Pa pastërtitë e grumbulluara që kanë mundur të jenë infektuese zhduken në mënyrë të pa dëmshme me groposje, djegie.

Larja sanitare edhe pas pastrimit mekanik nuk mund të eliminohet çdo gjë që do ta pengonte veprimin e mjetit dezinfektues. Larja sanitare kryhet me ujë të nxehtë të cilit i shtohet sodë ose ndonjë detergjent.

Dezinfektimi me mjete fizike

Zhdukja e mikroorganizmave mund të kryhet me mjete të ndryshme fizike nga të cilat në radhë të parë janë temperaturat të larta në forma të ndryshme dhe rrezatimi ultra violet.

Mjetet kimike dezinfektues

Kanë gjetur përdorim të gjerë në kryerjen e proceseve të dezinfektimit. Mirëpo, deri me sot ende nuk ekziston ndonjë mjet kimik universal që do të mund ta përdorim me sukses për dezinfektimin e mikroorganizmave të ndryshëm dhe në kushte të ndryshme. Kjo rrjedh nga shkaku që mjeti dezinfektues i mirë kërkohet t’i ketë këto veti.

1. Të tretë lehtë në ujë kurse tretjet sipas mundësisë të jenë të kthjellëta të krijojnë sa me pak fundërrinë.

2. Të ketë aftësi të madhe dezinfektuese edhe gjatë përdorimit të dobët.

3. Të jetë sa më pak helmues për kafshët dhe njeriun.

4. Të veproj njësojë mirë në mjedise të ndryshëm.

5. Të jetë sa me stabil dhe në kushte të ndryshme të humb sa më pak nga aktiviteti i tij.

6. Të mos ketë erë dhe shije të keqe, të mos i prish objektet dhe materiet që dezinfektohen. /Gazeta Bujku
—-

Uvejs N. LATIFI (Teknik Veterinar)

Student: Në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë

Drejtimi : Mjekësi Veterinare

E-mail : [email protected]

nr kontaktus : +383 44 255 001

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme