spot_img
HomeBUJKUBlegtoriDelja e Sharrit

Delja e Sharrit

spot_img

Emrin e ka marrë sipas Maleve të Sharrit, ku edhe merr pjesë me 50% prej numrit të gjithëmbarshëm të deleve.

Hynë në grupin e deleve bishtshkurtra dhe supozohet se prejardhjen e ka nga mufloni evropian, por mendohet se ka gjak të deles së stepave (ovis vignei).

Hyn në grupin e deleve të imta lesh shkurtra, me lartësi të xhidavisë rreth 57,4 cm dhe me thellësi e gjerësi të dobëta të kraharorit. Ka masë trupore prej 30-35 kg. Për herë të parë hynë në riprodhim në moshën 18 muaj dhe ka pjellori rreth 102%.

Image result for Delja e Sharrit

Rrezja e mishit arrin rreth 44% dhe mishi i kësaj deleje (qengjit) është cilësor dhe i shijshëm. Kjo dele është krejtësisht e bardhë, leshi është me ngjyrë të bardhë, kokën nuk e ka me lesh, mirëpo koka dhe pjesët e poshtme të këmbëve janë të mbuluara me qime të bardha. Pasi ka lesh plotësisht të bardhë, është mjaft e përshtatshme për seleksionim për prodhimtarinë e leshit me qëllim të përdorimit në industrinë e tekstilit. Prodhimtaria e leshit arrin prej 0,9-2,0 kg, me trashësi të fijes 35,1 μ dhe me rreze 58%. Prodhimtaria e qumështit është rreth 92,60 kg në laktacionin prej 199 ditëve, me prodhimtari mesatare ditore të qumështit rreth 465 g dhe me 5,51% yndyrë.

Image may contain: outdoor and nature

Përfundimisht mund të konstatojmë se ky lloj i deleve ka potencial të theksuar gjenetik dhe mund të seleksionohet për prodhimtari më të lartë. /Gazeta Bujku

Libri “Blegtoria e veçantë”

Fotot janë marrë nga Delja e Sharrit Pllanjak https://www.facebook.com/bekiri.111/photos_all

Image may contain: outdoor and nature

Image may contain: outdoor and nature

Image may contain: mountain, sky, outdoor and nature

No photo description available.

Image may contain: outdoor and nature

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme