spot_img
HomeBUJKUDegët e pemëve kthehen në filtra për pastrimin e ujit

Degët e pemëve kthehen në filtra për pastrimin e ujit

spot_img

Është e mjaftueshme të presësh dhe zhvesh lëkurën e një dege pishe për të përftuar një filtër natyror pastrimi të ujit nga viruset dhe bakteret, sipas një hulumtimi të kryer nga inxhinierët e Institutit të Teknologjisë në Massachusetts (MIT).

Ata krijuan dhe testuan prototipa që funksionojnë në mënyrë perfekte në Indi  dhe të realizueshëm nga çdokush, falë një teknike të thjeshtë dhe me kosto të ulët, e botuar në revistën “Nature Communications” dhe në një faqe në internet të arritshme për të gjithë.

“Ne presim që këta filtra ta bëjnë ujin të sigurt për t’u pirë duke përmirësuar shëndetin e njerëzve që jetojnë në vende ku deri tani mund të pihej vetëm ujë i pa filtruar”, shpjegon Rohit Karnik, një profesor i inxhinierisë mekanike në MIT.

“Meqenëse lëndët e para janë gjerësisht të disponueshme dhe proceset e prodhimit janë të thjeshta, mund të imagjinohet përfshirja e vetë komuniteteve në fazat e burimit, prodhimit dhe shpërndarjes së filtrave”, tha ai.

Teknologjia krejtësisht natyrale realizohet nëpërmjet pemëve që nuk lulëzojnë, të tilla si pisha.

Nën lëvoren e degëve të tyre ka një shtresë druri të ri (dru i butë) i veshur me ksilem, një ind bimor që përdoret për përçimin e limfës (uji dhe substancat e tretura në të). Kanalet që formojnë ksilemën janë të lidhura me njëra-tjetrën përmes membranave që veprojnë si filtra, duke bllokuar flluskat dhe papastërtitë.

Duke bërë një pjesë të vogël të degës (me trashësi të ndryshme në varësi të bimës) është e mundur të merret një filtër, i cili më pas trajtohet duke e zhytur për një orë në ujë të nxehtë, pastaj në etanol dhe në fund të thahet.

Në këtë mënyrë membranat e ksilemës mbeten të depërtueshme dhe efikase si filtrat komercialë, edhe pas dy vitesh.

Testet laboratorike tregojnë se ato mund të heqin më shumë se 99% të ndotësve si bakteret Escherichia coli dhe rotaviruset, të cilët janë fajtorët kryesorë të diarresë.

Për momentin, ende nuk ka të dhëna për aftësinë për të filtruar ndotësit kimikë siç është arseniku./Motilokal.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme