spot_img
HomeBUJKUDBPZHR në Rahovec, mbledh të dhënat për fermerët e dëmtuar nga virusi...

DBPZHR në Rahovec, mbledh të dhënat për fermerët e dëmtuar nga virusi COVID-19

spot_img

Situata e krijuar si shkak i virusit COVID-19, ka vështirësuar tej mase prodhimet e fermerëve të cilat po përballen me kthimin e mjeteve të investuara në fermat e tyre.

Jo rrallëherë ata gjinden në këso lloj situate, pasi që një e tillë shpeshë e bënë që djerësa e tyre të humbet pa ndonjë zgjidhje. Kostoja e investuar deri më tani nëpër fermat e tyre nuk është edhe aq e vogël dhe e përballueshme nga kursimet vetanake.

Drejtoria e Bujqësisë nga java e kaluar, është duke i vizituar të gjithë fermerët të cilët prodhimet e tyre nuk kanë mundur ti shesin si shkak i pandemisë COVID-19. Në bazë të të dhënave të grumbulluara do të përpilojë një raport të detajuar, të cilin do ta dërgojmë në MBPZHR-në, ku do të kërkohet kompenzimi i këtyre dëmeve të shkaktuara.

Fermerët tani gjinden në një situatë të pa përballueshme për ta, prandaj përkrahja direkte në këtë kohë është mëse e nevojshme.

15/05/2020
Rahovec

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme