spot_img
HomeBUJKUDBPZHR në Rahovec, ka hapur thirrje për mbështetje të përpunuesve vendor

DBPZHR në Rahovec, ka hapur thirrje për mbështetje të përpunuesve vendor

spot_img

Në kuadër të programit të zhvllimit të bujqësisë, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Rahovecit ka publikuar thirrjen për aplikim për të gjithë përpunuesit e pemëve dhe perimeve të regjistruar në Republikën e Kosovës që veprojnë brenda territorit të komunës së Rahovecit, të aplikojnë për të përfituar nga skema e mbështetjes e cila do të ofrohet përmes subvencioneve me mjete financiare.

Në vitet e fundit, përpunimi i produkteve bujqësore ka ndikuar në masë të madhe në ndaljen e importit të pemëve dhe perimeve nga shtetet fqinje, duke kontribuar në të ardhurat e kënaqshme për prodhuesit vendor.

Qëllimi i kësaj thirrje publike është subvencionimi dhe mbështetja financiare për përpunuesitë e pemëve dhe perimeve, që bëjnë përgatitjen, ruajtjen dhe konservimin e tyre, duke nxjerur nënproduktet si: reqelnat, turshit etj. Si pasojë e situatës së krijuar në vend nga virusi COVID-19, këtyre bizneseve u janë shkaktuar humbje të mëdha në ekonomitë e tyre familjare, duke pasur parasysh stoqet e krijuara si shkak i mungesës së tregut gjatë kësaj periudhe.

Për informacione më të detajuara mundë të klikoni në linkun e bashkangjitur:

https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2020/10/Thirrje-peublike-per-aplikim-Perpununes.pdf

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme