spot_img
HomeBUJKUBlegtoriÇka është mbarësimi artificial?

Çka është mbarësimi artificial?

spot_img

 

Të nderuar fermer. Edhe pse shumë prej jush e dini në përgjithësi se çka është mbarësimi artificial, megjithatë mendojmë se është shumë e nevojshme që ju të keni informacione më të hollësishme rreth rolit dhe rëndësisë së mbarësimit artificial në lopë. Fillimisht bëhet pyetja se çka është mbarësimi artificial? Mbarësimi artificial është bartja me instrumente të posaçme të spermës (farës) së mashkullit (demit) në organet riprodhuese të femrës (lopës), me ç’rast afrohen qelizat seksuale mashkullore të quajtur spermatozoidet me qelizën seksuale femërore të quajtur qeliza vezë. Ky afrim apo kjo hudhje e spermës së demit në organet riprodhuese të lopës, për dallim nga akti natyral ku demi dhe lopa kanë kontakt të drejtpërdrejtë, është pa akt seksual. Ma anë të kësaj mënyre krijohen kushtet për bashkimin në kohë më të volitshme të qelizës mashkullore dhe qelizës femërore me të vetmin qëllim që lopa e juaj e cila është duke u mbarësuar të ketë mbarsim të suksesshëm.

Edhe pse mbarsmi artificial të cilën e bëjnë veterinerët dhe teknikët e veterinarisë në lopët e fermës suaj edhe pse e ka emrin “mbarsim artificial”, në fakt shumë pak është “artificial“. Në esencë vetëm hedhja e spermës në organet gjenitale është artificiale ndërsa çdo gjë tjetër është natyrale. Pse? Dihet se për tu krijuar një viç, patjetër duhet të bashkohen qeliza seksuale femërore apo qelizë vezë, me qelizën seksuale mashkullore apo spermatozoidin. Qeliza vezë krijohet në vezorët e lopës ndërsa spermatozoidet krijohen në testikujt e demit pas pjekurisë seksuale apo pubertetit. Me bashkimin e këtyre dy qelizave, të cilat janë plotësisht natyrale sepse janë të krijuara në organizëm të gjallë, krijohet zigota, një qelizë nga e cila në mitrën e lopës formohet viçi.

Sperma që përdoret për mbarësimin e lopës tuaj i është marrë demit të gjallë, është kontrolluar është ngrirë për tu mos u prishur dhe për të qëndruar sa më gjatë dhe para përdorimit shkrihet dhe bartet në aparatin gjenital të lopës suaj . Siç po e vëreni, çdo gjë këtu është natyrale, përveç bartjes së spermës së demit në organet gjenitale të lopës suaj e cila bëhet me instrumente të posaçme, të pasta dhe sterile. /Këshillabujqësore/Gazeta Bujku

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme