spot_img
HomeBUJKUCikaqi: Fermerët t’u përmbahen afateve kohore për mbjellje

Cikaqi: Fermerët t’u përmbahen afateve kohore për mbjellje

spot_img

Rreziku nga ngricat e hershme pranverore është evidente në Kosovë, sidomos gjatë muajt prilli, kjo kryesisht godet pemët dhe vreshtat, për të cilat temperaturat e ulëta mundë të jenë fatale, tha Isuf Cikaqi, drejtori i Departamentit të Politikave Bujqësore në MBPZHR.

“Jemi në sezonin e mbjellave pranverore dhe shiu në këtë fazë për kulturat bujqësore që mbillen në këtë sezon është mase i domosdoshme, e ky për fat të keq këtë vit ka munguar, shpresojmë se do të bie shi dhe fermerët do të mbjellin brenda afateve optimale”, tha ai.

Cikaqi foli edhe për disa masa të cilat fermerët duhet të ndërmarrin në këtë kohe, për tu mbrojtur, nga ngricat e hershme, temperaturat e ulëta si, tymosja e spërkatje, kryesisht sipas kulturave bujqësore.

“Fermerët duhet të jenë të kujdesshëm që tu përmbahen afateve kohore par mbjelljen e tyre kulturave bujqësore. Mbjelljet vjeshtore këtë vit kishin një vit të keq, par shkak të thatësisë shumë fermer i kanë shty ato dhe tani ata do të bëjnë mbjelljen pranverore”, tha ai.

Sipas tij, te ne tani dominon mbjellja e tërshërës patateve, patateve dhe kulturave të tjera. Cikaqi pohoi gjithashtu se, te ne çdo fermer në një mënyre po e ndien dorën e institucioneve, përmes subvencioneve e granteve.

Ai foli edhe par dëmtime të mëdha nga zjarret që janë shkaktuar qoftë nga ndezja e qëllimshme apo rastësishme  zjarreve.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme