spot_img
HomeKËSHILLAÇfarë tregon kodi në fruta dhe perime?

Çfarë tregon kodi në fruta dhe perime?

spot_img

A keni vënë re kur blini frutat dhe perimet gjenden kode të bashkangjitur tek etiketat e tyre. Ato kanë më shumë se një funksion. Jo vetëm që ndihmojnë në skanimin e çmimit të arkës, por ato kanë disa kuptime të tjera.

Kodi që ju shikoni të afishuar të fruti quhet “Kodi PLU”, ose numri i kërkimit të çmimeve të shtypura në etiketë. Ky lloj kodi tregon se në çfarë mënyre është rritur fruti. Duke lexuar kodin ‘PLU’, mund të kuptoni nëse fryti është modifikuar gjenetikisht, apo prodhuar në mënyrë organike, me plehra kimike, fungicide ose herbicide.

Nëse ka vetëm katër numra në kodin ‘PLU’, kjo do të thotë që prodhimi është rritur konvencionalisht ose “tradicionalisht” me përdorimin e pesticideve. Ja se si do të dukej kodi katër shifror: “4022”.

Nëse ka pesë numra në kodin ‘PLU’ dhe numri fillon me “8”, kjo tregon që artikulli është një frut ose perime e modifikuar gjenetikisht. Pra, ky produkt nuk është bio dhe si pasoj nuk është e këshilluar të konsumohet. Shembull; “84022”

Nëse ka pesë numra në kodin ‘PLU’ dhe numri fillon me “9”, kjo tregon që prodhimi është rritur në mënyrë organike (bio) dhe nuk është modifikuar gjenetikisht. Shembull, molla bio do kishte këtë shifër: “94022”.

Autor: Valter Nasufi / Gazeta Bujku

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme