spot_img
HomeBUJKUBota e femrave afariste dhe sfidat drejt suksesit

Bota e femrave afariste dhe sfidat drejt suksesit

spot_img

(Puna më ngjanë me trëndafilat, ndërsa sukseset me aromën e tyre!)

MSC. BESNIKE ALIAJ

Gratë afariste po luajnë gjithnjë e më shumë një rol të rëndësishëm në ekonomi si në nivelin kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Bizneset në pronësi të grave ofrojnë mundësi pune dhe kontribuojnë në forcimin e kohezionit të familjes dhe komunitetit. Sidoqoftë, shumica e grave pronare të biznesit, qofshin të vogla apo të mëdha, për nga madhësia ose ato të kryera pa leje, të gjitha janë në disavantazh në fillimin e biznesit.

Arsyeja prapa kësaj është për shkak të sfidave sociale, politike, familjare dhe ekonomike me të cilat përballen gratë afariste në shumë vende. Pengesa të tjera lindin nga tiparet e personalitetit të grave sipërmarrëse dhe kanë shkaktuar vazhdimisht të pengojnë angazhimin e tyre në biznese ose vullnetin e tyre për të filluar bizneset e tyre të reja. Ndikimi i këtyre sfidave ndryshon nga një biznesmene tek tjetra.

Për shembull, kushtet e këqija ekonomike mund të motivojnë një biznesmene femër; megjithatë, të njëjtat kushte mund të paraqesin një pengesë për gratë e tjera të biznesit në disa vende.

Kur flasim për gratë afariste, këtu kemi marrë shembull. Zonja Besnike Aliaj, e cila përveç pasionit ndaj luleve, natyrës, dhe të bukurës i cili dhe për të është qëllimi final, ajo me një vendosmëri të paluhatshme dhe angazhim të madh  ia arriti t’i përballoj të gjitha sfidat që e ka përballur jeta edhe pse ishte një fillim dhe rrugëtim aspak i lehtë.

Që nga viti 2010 si ëndërr e saj ishte të bëhet një femër vetë-ndërmarrëse në degën e Agrobiznesit. Pas një mundi dhe një sakrifice të madhe disa vjeçare, dhe pas shumë sfidave që jeta ia ka vendosur para, ajo ëndrrën saj arrin ta realizoj në vitin 2019, ku sot gëzon titullin e pronares në Lulishte “Besila SH.P.K” në Prizren.

Kjo ëndërr ju realizua falë vullnetit dhe ambicies që ka.

Më datën 26.09.2019, ajo themeloi kompaninë “Besila SH.P.K” në qytetin më të bukur të Kosovës, në Prizren i cili është i njohur për kulturën e luleve.

Kompania Besila është krijuar nga një profesioniste e super-kualifikuar, e cila përveç pasionit ndaj luleve, ka studiuar dhe ka një përvojë të madhe në këtë lëmi, po ashtu kompania është e licencuar dhe merret me të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me Florikulturën e ato janë: shitja e luleve zbukuruese, luleve të prera për buqeta, lule sezonale, shumë-vjeçare, drunjve dekorativë, myshqeve dhe luleve artificiale, vazove të ndryshme, shitja e mbajtëse-ve të luleve nga metali dhe druri, shitja e buqetave, ikebanëve, kurorave, imputeve bujqësore, pemëve të ndryshme, fidanëve të arrës, dizajnimin dhe rregullimin e kopshteve, aranzhimet dhe organizimet e ahengjeve të ndryshme festive dhe mortore, dekorimin dhe kujdesin e suprizave për më të dashurit tuaj si: ditëlindje, darka dhe ambiente romantike,  prodhimin e vazove dhe dekoreve me material epoksy (Këtë ide inovative të pronares e ka përkrahur Organizata “Women 4 Women-Kosova” në vitin 2019).

Në kuadër të biznesit, mjaft të zhvilluar e ka dhe sektorin e marketingut(broshura, vizit-kartela, kataloge, shkrime të ndryshme, postera, reklama me videogjirime, spote dhe fotografi profesionale)si dhe sektorin e financave.

Besnike  Aliaj u lind në vitin 1988 në Prizren/Kosovë, dhe është nëna e një vajze të quajtur Besila(prej nga edhe e ka marrë emrin kompania).

Shkollën fillore e përfundoi në shkf. “Lekë Dukagjini”- Prizren 2003. Ndërsa shkollën e mesme në shkollen ekonomike “Ymer Prizreni” Prizren 2009, përkatësisht në drejtimin Administrim Biznesi.

Në vitin 2010/2011 u regjistrua si studente në Universitetin Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti” përkatësisht në fakultetin Ekonomik, në Departamentin e Administrim Biznesit, ku edhe përfundoi studimet më 19.11.2013 dhe mori titullin Bachelor i Arteve në Administrim Biznesi – Agrobiznes. Interesi për lëndët që kanë të bëjnë me fushën e Agrobizneseve e shtyu atë që si temë studimi për punim Diplome të studimeve bazike të merrte temën: “PRODHIMI I LULEVE SEZONALE DHE NDIKIMI I TYRE NË ARKITEKTUREN E MJEDISIT NË REGJIONIN E PRIZRENIT” ku u vlerësua me notën maksimale nga profesorët.

Kurse më 19.11.2018 mori titullin: Master i Arteve në Administrim Biznesi. Pas përfundimit të suksesshëm të të gjitha provimeve të parapara me statut të Universitetit te Prizrenit “Ukshin Hoti”, ku si temë të Diplomës për Master ka përzgjedhur që të studiojë “RËNDËSINË E MARKETINGUT NË FUSHËN E FLORIKULTURËS” ku po ashtu u vlerësua me notë maksimale, duke e bërë të njohur si studiuesja e  parë e diplomuar me mastër në degën e florikulturës në Kosovë.

Krahas studimeve ajo ka ndjekur dhe një mori trajnimesh e seminare të ndryshme si në fushën e ekonomisë, agronomisë, bujqësisë ashtu dhe në fusha tjera si p.sh. Dizajn, Fotografe  ku dhe që nga viti 2013 ka marrë titullin “Fotografe Profesionale” e cila u zgjodh të jetë një nga  fotografët profesionistë në Arkivën e fotografëve të Komunës së Prizrenit.

Ajo po ashtu ka dhe një përvojë pune jashtëzakonisht të madhe në biznese prodhuese e veçanërisht në fushën e florikulturës ku që nga viti 2013 njihet si një profesioniste e zonja edhe në dizajnimin dhe dekorimin me lule të gjalla.

Përveç menaxhimit të biznesit të saj, ajo është e njohur si: Agronome në vendin tonë ku ka përfaqesuar disa kompani në Kosovë, për shkrime dhe artikuj të ndryshëm në kuadër të bujqësisë në revista të ndryshme, si dhe ka një përvojë të mirë në përgaditjen e projekteve në kuadër të bujqesisë në aplikimin e granteve dhe subvencioneve deri tek implementimi i tyre në finale.

Ka disa publikime të njohura e disa nga ta janë:

  • IMPACT OF ORNAMENTAL PLANTS IN THE ARCHITECTURE OF GREEN URBAN ENVIRONMENTS IN KOSOVO,10.31407/Ijees9419, në International Journal of Ecosystems and Ecology Science (IJEES), 2019/10/30 Tiranë
  • THE IMPACT OF MARKETING ON ORNAMENTAL PLANT PRODUCTION BUSINESSES IN KOSOVO, 10.31407/Ijees9418 në International Journal of Ecosystems and Ecology Science (IJEES), 2019/10/30,Tiranë si dhe
  • THE IMPORTANCE OF TECHNOLOGY IN WALNUT CULTIVATION- 1ST Internatiolal multisciplinary geosciences conference(IMGC2019) Mitrovicë.

Besila një motiv i madh për femrat shqiptare në Agrobiznes

Synimi i saj është që të zgjerohet edhe në disa fusha tjera dhe të shtrihet në gjithë tregun kombëtarë dhe ndërkombëtarë, me ide dhe projekte inovative në kuadër të Florikulturës dhe Agroturizmit.

No description available.

Shumëllojshmëria e produkteve që zotëron kompania “Besila” pjesa më e madhe e tyre përbëhet nga lulet, dru-frutorë apo dekorativë, dekore dhe punime unike, që punohen nga kompania me një gamë të gjerë lulesh dhe elementesh dekorative që na i dhuron natyra.

“Besila” tashmë është një furnizues i gjithanshëm i Florikulturës. Lulet mund të ndryshojnë gjithë pamjen e shtëpisë, mund të ju afrojnë më shumë me të dashurit tuaj, prandaj nuk është kurrë ide e keqe t’i shtoni shtëpisë pak freski lulesh dhe buzëqeshje të dashurit, dashurës, prindërve apo miqve tuaj.

Besila është këtu për t’ju ndihmuar të zgjidhni dhuratën më të mirë që ju nevojitet sipas rastit tuaj që keni, pasi që për shumë shekuj lulet zunë një vend të rëndësishëm në jetën tonë. Lulet vlerësohen si një simbol i dashurisë, bukurisë dhe një dhuratë e natyrës dhe përdoren nga ne për të provokuar ndjenjat e dashurisë dhe lumturisë, sepse ato kanë fuqinë t’i bëjnë njerëzit të lumtur dhe të gëzuar.

Në raste të ndryshme njerëzit përdorin lloje të ndryshme të luleve. Ato shpesh përdoren në raste si përvjetorë, dasma, Dita e Shën Valentinit, ditëlindje, funeral dhe falënderime. Por është gjithashtu e vërtetë që aranzhimet e luleve përdoren kryesisht në dekorimet e dasmave, festave të ditëlindjeve dhe shtëpive.

Aliaj pohon se: Ndoshta nuk jeni të pasionuar pas luleve apo nuk keni shumë kohë të përkujdeseni për to, por ne jemi të sigurt që një luleje në shtëpi apo një dhuratë më të dashurve tuaj nuk do t’i thoshit kurrë jo.

Shumë njerëz në ditët e sotme  porosisin  tek ne lule përmes shitjes online dhe marrin dorëzimin e luleve menjëherë në destinacionin e tyre me një çmim shumë të përballueshëm, andaj “Besila SH.P.K” është këtu për t’ju ndihmuar:

  • Të bëni zgjedhjen e duhur,
  • Të merrni këshillat e duhura për kujdesin ndaj luleve,
  • Të bëni kopshtin më të bukur të mundshëm,
  • Të suprizoni të dashurit, etj.

Krejt në fund thotë se: Firmat në pronësi të grave janë ende pakica, dhe gratë vazhdojnë të përballen me pagë të pabarabartë, seksizëm dhe pengesa gjinore në vendin e punës, mirëpo, edhe pse kapërcimi i këtyre pengesave për lidershipin femëror mund të duket i frikshëm – veçanërisht në rolet teknike dhe shefat ekzekutivë ku përfaqësimi i grave është shumë më i ulët se burrat, ajo rekomandon se me gjetjen e mentorëve profesionistë deri te arritja e ekuilibrit të punës / jetës, kjo do të jetë më pak e vështirë, dhe aspak e pa-arritshme./Gazeta Bujku

BOTA AFARISTE NUK ËSHTË MË VETËM BOTA E BURRAVE.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme