spot_img
HomeBUJKUBoronica

Boronica

spot_img

Historiku dhe përhapja

Boronica rritet në shkurre dhe në male në Evropën veriore, Azinë perëndimore dhe Malet Shkëmbore në perëndim të Amerikës Veriore. Gjendet edhe në rajonin e Ballkanit duke e përfshirë Kosovën.

Klasifikimi botanik

Boronica është anëtare e Vaccinum myrtillis L. Është shkurre me degë të ashpra dhe rrallëherë rritet më shumë se 30,5 cm në gjatësi. Gjethet e saj kanë formë të rrumbullakët me sipërfaqe të lëmuar ndërsa kokrrat kanë ngjyrë të zezë të kaltër. Kokrrat nganjëherë mund të fshihen nga shikimi, nga lulëzimi ngjyrë hiri të cilin e arrijnë kur piqen. Fruti ka një diametër prej 5-7 mm dhe mund të hahet i papërpunuar, dhe ka një shije të lehtë acidike. Kur gatuhet me sheqer bëhet një marmelatë apo xhelatinë e mirë.

Veçoritë biologjike: Fruti, ose kokrra e Boronicës lulëzon në Maj ose Qershor, por mund të dëmtohet lehtë nga ngrica e vonshme pranverore. Boronica e egër rritet nga Korriku në Shtator. Prodhimi mesatar nga një tokë konvencionale e cila supozohet të jetë e mbushur e tëra me boronicë përmban rreth 100 kg për hektar.

Produkti i përpunuar: kokrrat e thara, shumë specialistë besojnë korrja e boronicës duhet të fillojë sapo të piqet.

Përdorimi: ekstraktet më të standardizuara të boronicës përmbajnë 25 % “anthocyanoside”. Produktet ushqimore shtesë ku përfshihen tabletat dhe kapsulat të frutave të thara janë të gatshme në tregun Amerikan. Efikasiteti i ekstrakteve të frutave (pemëve) lidhet me një grup të përbërësve të quajtur “anthocyanosides.” Këta përbërës janë derivate të “antocineve” – pigmente

përgjegjëse për ngjyrën e kuqe, të kaltër apo vjollcë në lule dhe pemë. Lista e gjatë e të mirave shëndetësore të lidhura me boronicën është bërë e njohur po aq sa ka qenë me vite e njohur tek komunitetet shëndetësore dhe ato hulumtuese dhe tek kultivuesit profesional të boronicave.

Boronica është më e fuqishmja në efektin e kthimit të humbjes së memories. Lista e shumë të mirave shëndetësore të boronicës përfshinë: përmirësim të të parit, pastrim të arterieve, më shumë antioksidues për mbrojte ndaj sëmundjeve , forcim të enëve të gjakut, shtim të memories ndalim të infeksioneve të traktit urinar, kthim mbrapsht të rënieve të aftësive mendore dhe fizike të lidhura me moshën.

Boronica është njëra nga burimet më të mira të antioksiduesve, substanca të cilat mund të ngadalësojnë procesin e mplakjes dhe zvogëlojnë dëmin qelizor që mund të shpien në kancer.

Disa fruta dhe perime natyrale i ofrojnë trupit kemikale të cilat reagojnë kundër disa oksiduesve të dëmshëm që janë të asociuar me elementët (radikalet e lirë) të cilët mund të dëmtojnë një mori funksionesh dhe procesesh të brendshme, duke përfshirë këtu edhe ADN gjenetike në qelizat reproduktive dhe vendeve receptorë në tru.

Një studim tjetër i fundit në Japoni ka konkluduar se ekstrakti nga boronica është shumë i dobishëm për parandalimin e dobësimit të të parit dhe se është gjithashtu edhe mënyra më e mirë e çlodhjes së syve të lodhur. Por vetëm 40 kalori në 1/2 gotë me boronica ofron një mori materiesh ushqyese sikur potasium dhe hekur, e përveç të tjerash boronica është edhe një burim i

shkëlqyeshëm i Vitaminës C. Dhe mos t’harrojmë se boronica gjithashtu ofron fibër dieatër. Boronicat janë një burim i veçantë i pasur me antioksidues të quajtur anthocyanins (që gjithashtu gjenden tek molla, rrushi, manaferra, rrepka dhe lakër e kuqe). Disa studime sugjerojnë se anthocyanins dekurajojnë formimin e mpiksjes së gjakut dhe kështu zmbrapsin sulmin në zemër.

Studimet e fundit gjithashtu sugjerojnë se boronicat munden që në fakt të kthejnë rënien e memories që mund të ndodhë me plakjen. Boronicat janë antioksiduese. Përveç antioksiduesve boronicat gjithashtu përmbajnë tanin të kondecuar që ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme