spot_img
HomeEKONOMIBizneset kërcenojnë: Hiqni Udhëzimet Administrative ose do të përballeni me protesta dhe...

Bizneset kërcenojnë: Hiqni Udhëzimet Administrative ose do të përballeni me protesta dhe bllokada të rrugëve

spot_img

Me qëllim të prezantimit të aktiviteteve të ndërmarra nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) për sektorin Minerar dhe koordinimin për hapat e mëtutjeshëm, OAK organizoi takim të përbashkët me bizneset e këtij sektori.

Hysni Zogaj, drejtori i bordit , theksoi se OAK deri më tani ka organizuar më së shumti takime të përbashkëta.

“Disa ndër aktivitetet që OAK ka ndërmarrë me qëllim të shfuqizimit të Udhëzimeve Administrative dhe ndryshimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale që po dëmtojnë këtë sektor janë takimi me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kërkesë për shfuqizim të Udhëzimeve Administrative drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, Zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, Ministrit të atëhershëm të Bujqësisë Nenad Rikalo dhe Ministrit për Zhvillim Ekonomik Valdrin Lluka, peticioni i sektorit Minerar dhe dorëzimi tek Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, takim të përbashkët me bizneset dhe zëvendësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Vesel Krasniqi  dhe së fundi me kërkesë të Odës si pikë diskutimi në mbledhjen e  parë të KKZHE-së për këtë vit ishte dhe shfuqizimi i Udhëzimeve Administrative të Ministrisë së Bujqësisë”, bën të ditur OAK.

OAK ka disa vite që ka kërkuar dhe kërkon që të shfuqizohet:

  • Udhëzimi Administrativ Nr.10/2010, Neni 4 paragrafi 13.7 dhe paragrafi 13.8 të cilat kufizojnë kontratat e shfrytëzimit të tokave në 5 vite dhe 5 ha;
  • Udhëzimi Administrativ MA – Nr 12/2005 paragrafi 1.b i nenit 8  obligon bizneset të paguajnë për shfrytëzim të pyjeve dhe tokës pyjore për destinime tjera  ku vlera e shtimit vjetor të masës drunore për 25 vjet për pyjet cungishte dhe 60 vjet për pyje trungishte pa e shfrytëzuar atë pjesë;
  • Udhëzimi Administrativ  MA-Nr.16/2007 Neni 1 paragrafi 7 që obligon bizneset të paguajnë taksë 0.20€ për vit për ndërtim të përkohshëm;
  • Vendimi për Ndalimin e Përkohshëm  të Ndërrimit të Pasurisë së Paluajtshme të MBPZHR  i datës 20/07/2010;

“Në fund të këtij takimi të pranishmit u dakorduan që të dorëzojnë edhe një herë peticionin dhe kërkesat tek Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Ministrja e re e Bujqësisë Dijana Živić, duke ju lënë një hapsirë kohore prej 15-të ditësh që të bëjnë shfuqizimin e Udhëzimeve Administrative. Në rast se kjo kërkesë nuk merret parasysh, atëherë bizneset paralajmëruan protesta deri në bllokada të rrugëve”, thuhet në njoftimin e OAK. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme