spot_img
HomeEKONOMIBien eksportet serbe pas vënies së taksës për 98 për qind

Bien eksportet serbe pas vënies së taksës për 98 për qind

spot_img

Analiza “Ndikimi i taksës 100% në ekonominë kosovare nga data 21 nëntor deri me 5 dhjetor 2018”,  ishte temë diskutimi në Prizren organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha ne kanë kërkuar nga qeveria marrjen e këtij vendimi tash disa vjet dhe se ky vendim po del të jetë mjaft pozitiv dhe i drejtë për bizneset kosovare.

Gjatë kësaj periudhe nga 21 nëntori deri me 5 dhjetor 2018, ka pasur rritje të prodhimtarisë vendore, punësimit, mirëqenies e zhvillimit.

Në bazë të hulumtimit del se tek bizneset kosovare masat kanë ndikuar pozitivisht. Vendi nga kjo po përfiton shumë në të gjitha aspektet. Nga kjo rrezulton si pozitive sipas përgjigjeve të respodentëve se ekonomia prodhuese është në drejtim të rimëkëmbjes,

Ai shtoi se kryemnistri dhe të tjerët janë kategorik që kjo masë të mos hiqet dhe do të ketë edhe masa tjera.

Sipas tij ajo që është shumë e rëndësishme, është se Shqipëria ka rritur eksportet drejt Kosovës rreth 35 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

“Taksa është arma më e fuqishme për ta gjunjëzuar Serbinë”, tha Shahini.

Ai tregoi se nga ana tjetër Serbia ka humbur 98 për qind të eksporteve apo 63 milionë euro deri në fund të këtij viti.

Mbi 2000 maune të bizneseve serbe më nuk po lëvizin e eksportojnë në Kosovë. Mbi 1.3 milionë euro janë humbje derivatesh. Mbi 300 biznese janë ankuar tek institucionet serbe.

“Bizneset serbe, kanë humbur tregun dhe po mundohen me falsifikime të origjinës e paketimeve të hynë në Kosovë por kjo nuk mund të ndodh. Serbia me çdo kusht mendon të jetë këtu me prodhime, por më tash kjo nuk do të ndodh më.

Liman Asllani, koordinator i AKB-së në regjionin e Prizrenit, tha se vënien e kësaj takse e kanë kërkuar tash 16 vjet, e cila ka dobësuar bizneset serbe skajshnërisht.

Në anën tjetër taksa 100 për qind ka ndikuar pozitivisht në rritjen e prodhimtarisë kosovare, punësimit e zhvillimit.

Ai stoi se duhet bëhet unifikimi i tregut Shipëri- Kosovë në mënyrë që Coca colën ta inportojmë nga Tirana e jo nga Zemuni, e po ashtu edhe brendet tjera botërore.

Ai para të pranishmëve ka publikuar analizën dhe rekomandimet ndaj institucioneve e bizneseve./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme