spot_img
HomeEKONOMIBB: Rritja ekonomike globale do të ulet në 2.9 për qind

BB: Rritja ekonomike globale do të ulet në 2.9 për qind

spot_img

Banka Botërore (BB) ka publikuar raportin më të ri që parashikon se rritja globale ekonomike është projektuar të zvogëlohet nga 3 për qind në vitin 2018 në 2.9 për qind në vitin 2019.

Sipas raportit, rritja ekonomike në vitin 2019 në SHBA do të jetë 2.5 për qind (2.9 për qindnë vitin 2018), në Zonën e Euros 1.6 për qind (1.9 për qind në vitin 2018), në Japoni 0.9 për qind (0.8 për qind në vitin 2018). Kjo për shkak se aktivitetet e tregtisë ndërkombëtare dhe prodhimit janë zvogëluar, tensionet tregtare mbesin të larta, dhe disa tregje të reja të mëdha kanë përjetuar presion të konsiderueshëm në tregun financiar.

Raporti po ashtu thotë se politikat tregtare që synojnë mbrojtjen e tregjeve vendore të ushqimit mund të rrisin qëndrueshmërinë e çmimeve të ushqimit dhe se për të zvogëluar ndikimin e rritjes së çmimeve të ushqimeve, intervenimet e targetuara për mbrojtje sociale – ofrimi i parave të gatshme, ushqimit, dhe të mirave tjera – janë më të preferueshme se sa ndikimet çrregulluese të politikave tregtare. Sipas raportit, sektori joformal përbën 70 për qind të punësimit dhe 30 për qind të BPV-së në tregjet e reja dhe ekonomitë në zhvillim e sipër mirëpo është më pak produktiv dhe paguhet më pak se sa sektori formal./Gazeta Bujku

Lexoni më shumë: http://wrld.bg/IFMw30ndFDG 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme