spot_img
HomeBUJKUBimëBarishtet organike përherë në rritje

Barishtet organike përherë në rritje

spot_img

Megjithëse kemi hyrë në sezonën e pushimeve verore, akoma vërehet një kërkesë goxha e mirë në tregun e barishteve. “Në aspektin global po vërehen ndryshime të mëdha klimatike, ku në Evropën Qendrore dhe Jugore po merr mot shumë i ngrohtë, derisa në Afrikë, veçanërisht në Kenia, po merr mot shumë i ftohtë, madje me reshje të breshrit dhe stuhi të dëborës”, thotë Willem Kea i Greenfresh nga Rijnsburg.

“Kredoja jonë gjithmonë ka qenë: Ne përdorim burimet sa më afër që të jetë e mundur dhe aq larg sa të jetë e nevojshme. Natyrisht ne përpiqemi të marrim produkte nga Holanda, Belgjika dhe Gjermania, por ne gjithashtu kemi zhvilluar linjat tona në Afrikë, Amerikë dhe Lindjen e Mesme me qëllim që të përmbushim kërkesat e klientëve tanë. Në këtë moment mund të shihni një zhvillim të mirë në kultivimin etiopian, për shembull. Evropa Lindore po karakterizohet me një rritje si në prodhim ashtu edhe në konsum, dhe kjo nuk është ndalur as në Kenia “, thotë Willem.

“Për momentin ekziston një kërkesë e mirë për kaçak. Kërkesa për koriandër gjithashtu është e madhe në këtë moment, pasi furnizimi spanjoll mungon për shkak të nxehtësisë. Vazili është një barishte verore popullore e zakonshme. Ne po furnizojmë të gjitha llojet e barishteve, përfshirë ato për eksport”, thotë Willem. Greenfresh gjithashtu po shënon një rritje të konsiderueshme në bimët organike. “Krahasuar me barishtat e rregullta këto ende janë në sasi të kufizuara, por ato organike janë në rritje”.

Supermarketet po sigurojnë hapësira gjithnjë më të mëdha për barishta, dhe ka kërkesa për to nga tregtarët e specializuar me shumicë. “Kjo ka shkaktuar një rritje të kërkesave për varietetet e specialiteteve të nenexhikut, luleve të ngrënshme, lavandës dhe lemon verbena. Është interesante që prezantimi është gjithnjë e më i rëndësishëm, po aq sa edhe shija. Kështu, ju mund të gjeni gjithnjë e më shpesh një buqetë të bukur barishtesh me trumzë të lulëzuar. ”

Përgatiti: Jeton Zenuni / Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme