Search

Banka e Diasporës mund të jetë shtyllë e ekonomisë së Kosovës

198

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se Diaspora në vazhdimësi është treguar mjaft e qëndrueshme dhe ka shërbyer si burim shumë i rëndësishëm i financimit të ekonomisë së Kosovë.

“Përveç remitencave, të cilat deri në shtator 2018 janë në shumë prej 587.9 milionë euro, ekonomia e Kosovës përfiton mjaft shumë nga diaspora edhe përmes kanaleve të tjera, siç janë shpenzimet e udhëtimit dhe investimet e huaja direkte. E tërë kjo flet për një kontribut shumë të rëndësishëm të diasporës tonë në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Mehmeti në një intervistë për RTKlive.

Sipas tij BQK-ja ta forcojë edhe më tutje rolin e saj për t’i siguruar ekonomisë së vendit një sektor financiar të qëndrueshëm dhe me rol edhe më të madh në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.

“Këtë synojmë ta arrijmë duke zhvilluar një politikë të shëndoshë të licencimit të institucioneve financiare, e cila duke shtuar numrin e institucioneve financiare kredibile që operojnë në tregun tonë, do të mundësojë krijimin e kushteve për rritje të mëtejme të konkurrencës dhe zhvillim të qëndrueshëm të sistemit financiar të vendit.”

“Zhvillimi i vazhdueshëm i funksionit rregullativ të BQK-së do të vazhdojë të jetë prioritet i rëndësishëm, me çka synojmë t’i përgjigjemi në mënyrë adekuate evoluimit të nevojave rregullative në sistemin financiar, si dhe t’i paraprijmë zhvillimeve të pritshme në këtë sistem në mënyrë që korniza rregullative të mos bëhet pengesë, por të ketë rol të rëndësishëm lehtësues në zhvillimin e sistemit financiar”, tha ai.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *