spot_img
HomeLAJMET E FUNDITBanane dhe kivi për mëngjes

Banane dhe kivi për mëngjes

spot_img

Një pije smoothie është fantastike për të nisur mëngjesin.

Merrni disa ushqime që ju mbushin energji dhe përzieni në blender, është kaq e thjeshtë.

Përbërësit:

1 gotë kos
2 kivi
1 mollë
1 banane
1 portokall
kuba akulli
2 lugë gjelle lajthi
2 lugë gjelle fara liri

Përgatitja:

Pastrojini frutat dhe prejini në copa të vogla. Kombinoni kosin, kivin, mollën, bananen, portokallin dhe akullin në një blender. Shtoni më pas 2 lugë gjelle lajthi dhe 2 lugë gjelle fara liri. Përziejeni për 2-3 minuta derisa të merrni një masë homogjene. Hidheni smoothie-n në një gotë dhe dekorojeni me 3 feta banane, 2 lajthi, pak fara liri, dhe 1 fetë kivi.

Më poshtë keni videon e realizuar nga Revista Shije.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme