Search

ASK: Rriten çmimet e konsumit për 0.5 për qind

87

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin gusht të vitit 2019.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.5 për qind në muajin gusht 2019.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.5 për qind në muajin gusht 2019, krahasuar me muajin korrik 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (5.4 për qind); kafe, çaj dhe kakao (3.7 për qind); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.6 për qind); shërbime për transport (3.5 për qind)-(ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.6 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i COICOP-it: perime (-2.6 për qind), me një ndikim të këtij nëngrupi prej (-0.1 për qind) në IHÇK.

Ndërkaq, shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin gusht 2019, me muajin gusht 2018 ishte 2.7 për qind.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (14.0 për qind); mish (4.1 për qind); qumësht, djathë dhe vezë (2.8 për qind); vajra dhe yndyra (1.4 për qind); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1.6 për qind); prodhime ushqimore, kripë, erëza etj. (3.2 për qind); kafe, çaj dhe kakao (9.8 për qind); pijet alkoolike (1.1 për qind); duhan (3.0 për qind); veshje (1.0 për qind); këpucë (2.7 për qind); qelq, takëme dhe mjete të kuzhinës (2.6 për qind); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (1.6 për qind); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (3.4 për qind); blerje e automjeteve (1.2 për qind); pushime të organizuara (8.7 për qind); kujdes personal (1.3 për qind); gjëra personale (3.2 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.9 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-3.7 për qind); shërbime për transport (-5.0 për qind)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2 për qind) në IHÇK. /Gazeta Bujku




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *