spot_img
HomeBUJKUBlegtoriASK: Çmimet e prodhimeve blegtorale rriten për 3.31 për qind

ASK: Çmimet e prodhimeve blegtorale rriten për 3.31 për qind

spot_img

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ për tremujorin e parë (TM1 2019) ( 2015 =100).

Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vendet të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

Prodhimet, të cilat krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale.

Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.

Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale.

Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula.

Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.

Në tremujorin e parë të vitit 2019, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 3.31 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 17.57 për qind.

Ndërkaq, Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 6.37 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit  2018. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme