spot_img
HomeBUJKUBlegtoriASK: Bien prodhimet bimore dhe blegtorale

ASK: Bien prodhimet bimore dhe blegtorale

spot_img

Prodhimet bimore dhe blegtorale për vitin 2018 krahasuar me vitin 2017 ka shënuar rënie për 2.6 për qind, thuhet në raportin  “Llogaritë Ekonomike në Bujqësi” të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2018

Sipas ASK-së në vitin 2018, prodhimet bimore kanë shënuar rënie për (-3.8%), krahasuar me vitin 2017. Rënia në vlerën e prodhimeve bimore mund të shpjegohet kryesisht me rënien e prodhimit të perimeve dhe prodhimeve të kopshtit, si dhe të patateve.

Kurse, prodhimet blegtorale po ashtu kanë shënuar rënie për (-0.9%) në vitin 2018, krahasuar me vitin 2017. Rënia mund të shpjegohet me rënien e vlerës së produkteve blegtorale.

Ndërkaq konsumi i ndërmjetëm është vlerësuar gjithsej rreth 302.0 milionë Euro në vitin 2018, që paraqet një rritje prej 10.6%, në krahasim me vitin 2017.

“Llogaritë Ekonomike në Bujqësi 2018 janë hartuar sipas metodologjisë së përcaktuar nga Eurostati: Udhëzuesi i Llogarive Ekonomike për Bujqësi dhe Pylltari EAA/EAF 97 (Rev.1.1) dhe Rregullorja e Komisionit (KE) Nr. 306/2005”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ky publikim përfshin të dhëna për prodhimet bimore, prodhimet blegtorale dhe shpenzimet në fermë, në terma monetarë. Vlerat janë prezantuar me çmimet e prodhimit, çmimet aktuale dhe konstante./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme