spot_img

Arra

spot_img

Historiku dhe përhapja

Prejardhja e arrës konsiderohet që shtrihet qysh nga Karpatet e deri në Azinë e vogël dhe Evropën Lindore (Turqi, Iran, Afganistan, Rusi e Jugut). Nga Persia arra u përhap në Greqi e më vonë romakët e përhapën në Itali e pothuajse në gjithë Evropën veriore dhe perëndimore. Nga këtu u përhap më vonë në Amerikën latine (Kili) dhe në atë të veriut (Kaliforni e zona të tjera). Në Mesdheun lindor dhe në Ballkan ekzistojnë edhe sot pyje me arra të egra.

Vlerat Ushqyese

Pjesa e konsumueshme, fara ose thelbi, ka vlera të larta ushqyese pasi përmban 60-70% yndyrën, 8-21% proteina, 10-13 % karbohidrate dhe kripëra minerale të K, P, Ca, Mg, Fe, S, vitamina (vitamina C rreth 1000mg/100gr) etj.. Rëndësi të madhe ka edhe përpunimi i tyre në industrinë ushqimore, kozmetike dhe farmaceutike.

Mesokarpi, endokarpi, gjethet dhe lëvorja e drurit gjejnë përdorim në industrinë kimike, kurse druri i arrës ka vlera të larta në mobilieri. Prandaj dhe arra shpesh quhet edhe bimë “ kombinat”.

Klasifikimi botanik

Arra bën pjesë në familjen Juglandaceae, në gjininë dhe specien Juglans regia me 2n=32 kromozome. Dy lloje të tjera të arrës J.hindsii dhe J.regia përdoren kryesisht për nënshartesa dhe prodhim druri.

Specie të tjera të kësaj gjinie janë:

J.californica, J.sieboldiana, J. Cinerea, J. Cordiformis,  J. Rupestris, J. Manshurica, J. Major, J. Boliviensis.

Gjithashtu disa kultivarë të tjerë që përdoren si bimë dekorative janë: J. regia cv. Laciniata, me gjethe të vijëzuara, J. regia cv. Heterophylla, me gjethe, polimorfike, J. regia cv. Monophylla, me gjethe të thjeshta, J. regia cv. Pendula, me degë të varura,

Kushtet ekologjike për kultivimin e arrës

Kultivimi i arrës shtrihet në hapësirën fitogjeografike veriore deri 35⁰C. Arra kultivohet në klimë të ngrohtë dhe të mesme por ka kultivarë që mund të shkojnë në zona disi më të ftohta. Shirat e pranverës ndihmojnë përhapjen e bakteriozës (Xanthomonas), kurse ato të verës së vonë vonojnë pjekjen e frutit dhe dëmtojnë cilësinë e tij. Ngricat e pranverës mund të dëmtojnë lastarët, lulet dhe frutat e porsaformuar.

Megjithëse pema e arrës duron deri në -25⁰c pemët e reja mund të thahen me rënien e temperaturës në -9.5⁰C. gjithashtu temperaturat shumë të larta të verës (mbi 33⁰C), mund të shkaktojnë përzhitje, tharje dhe nxirje të thelbit dhe për pasojë uljen e vlerës tregtare të frutit.

Arra kultivohet dhe prodhon mirë në toka të thella, aluvionale, me mbi 1.5 m, të thella, pjellore, me lagështi të mjaftueshme dhe të kulluara. Ajo ka limite të gjera për pH e tokës që shkon nga 4-8, por është e ndjeshme ndaj ndikimit të Na, Cl dhe Bo. /Gazeta Bujku

Pemëtaria Speciale / Zyra bashkëpunuese MASHT/DANIDA

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme