spot_img
HomeKuzhinëAngjinare me kokrra të bathëve

Angjinare me kokrra të bathëve

spot_img

Gjëja e parë që u bie në mend njerëzve kur bëhet fjalë për kuzhinën turke zakonisht është shishqebapi ose doneri. Por, përkundër kësaj kuzhina turke është një kuzhinë, ku me peshë gatuhen gjellët me perime. Në kuzhinën turke mund të gjeni me qindra receta për gatimin e gjellëve me perime pa mish, të përshtatshme për ushqim vegan dhe vegjetarian. Recetën për gatimin e “angjinareve me kokrra të bathëve” është njëra prej këtyre gjellëve. Angjinarja, që zakonisht gatuhet në zonat perëndimore të Turqisë, njëkohësisht është edhe një bimë mjekësore. Ekspertët bëjnë të ditur se angjinarja për shkak të veçorisë së saj antioksiduese është e dobishme veçanërisht për mëlçinë. Ndërkaq bathët, që janë përbërësi i dytë i kësaj gjelle, nuk mbeten prapa angjinares për nga dobitë për shëndetin, ato janë të dobishme po aq sa angjinarja. Ndërsa kombinimi në një gjellë i këtyre dy perimeve është edhe i shijshëm dhe shumë i dobishëm.

Para se të kalojmë tek lista e përbërësve për gatimin e “angjinares me kokrra të bathëve” duhet t’ju njoftojmë se për këtë gjellë do t’i përdorim pjesët e bardha të tulta të angjinares që mbeten pasi ato të pastrohet nga fletët.

Përbërësit e nevojshëm: 

  • 5 copa angjinare të qëruara
  • 300 g kokrra të bathëve
  • 2 kokrra qepë
  • gjysmë gote uji vaj ulliri
  • gjysmë tufe kopër
  • 4 gota ujë
  • gjysmë lugë gjelle miell
  • 1 lugë e gjysmë gjelle sheqer
  • 1 lugë e vogël kripë
  • lëng i freskët i 1 limoni

Gatimi:

Fillimisht angjinaret e qëruara i lyejmë me limon që të mos nxihen. Pastaj i vendosim në tenxhere në mënyrë që pjesa e thelluar të jetë sipër. Pasi i kemi qëruar dhe larë qeptë i ndajmë ato në disa pjesë dhe i hedhim në tenxhere. Në një enë tjetër përziejmë vajin e ullirit, sheqerin, kripën, miellin, lëngun e limonit dhe 4 gota e gjysmë ujë dhe e hedhim mbi angjinare. Mbyllim kapakun e tenxheres dhe i ziejmë angjinaret në zjarr të mesëm. Ndërkohë qërojmë dhe i lajmë bathët. Pas 15-20 minutave, pasi angjinaret fillojnë të zbuten i mbushim me bathët e qëruara. Angjinaret së bashku me bathët i ziejmë edhe për 25-30 minuta. Pasi të jenë zier angjinaret i heqim nga zjarri i lëmë të ftohen dhe pastaj i vendosim në pjatë për shërbim. Angjinaret i shërbejmë në temperaturë të dhomë ose të ftohta, ju bëftë mirë.  /Trt.tr.shqip

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme