spot_img
HomeLAJMET E FUNDITAlternativat zhvillimore përballë dëshirës së shfrenuar për bllokim

Alternativat zhvillimore përballë dëshirës së shfrenuar për bllokim

spot_img

Gështenja, Burimi natyror i rinovueshëm i t’ardhurave që fermerëve po u ikën nga duart! Fermerët sot nuk po arrijnë ta kuptojnë se kashnjetet e tyre po konvertohen nw cungishte, Fermerëve ju mungojnë njohuritë teknike, nuk e kanë informacionin dhe trajnimin e nevojshëm për ta kuptuar se kthimi i kashnjeteve të tyre nga kashnjete me pemë të larta me prejardhje farore, në cungishte, pemë me prejardhje nga llastaret e cungjeve të vjetër, është dekadencë, regres, degradim i kashnjetit tradicional me pemë madhështore dhe moshë shekullore. Ata sot nuk i zotërojnë njohuritë teknike që ta kuptojnë se kashnjetet e tyre nuk do te jenë më siç ua kanë lanë baballarët e tyre.

Fermerët e sotëm, brezave tw ardhshëm do tu lënë trashëgim zabele me prejardhje nga cungjet, cungishte me rendiment disa here me te ulët, që pemët me prejardhje nga cungjet do të jetojnë dhjetëra here më pak, që cikli i prodhimit do të jetë disa here më i ulët, që rendimenti i prodhimit, cilësia e frutave dhe standardi do të jetë shumë herë më i ulët. E keqja e madhe është se ata nuk e kuptojnë dhe shteti nuk çon një specialist ti informojë.

Në vitet e tranzicionit nuk është kryer asnjë shërbim kultural, asnjë mbrojtje dhe përkujdesje ndaj kashnjeteve.

Gjatë kësaj periudhe nuk ka patur asnjë strukturë drejtuese dhe administrative si nga qeverisja qëndrore dhe ajo vendore dhe për pasojë nuk është zhvilluar asnjë takim me fermerët si në aspektin trajnues, informues, njohës me gjendjen e kashnjeteve të tyre dhe këshillues për metodat e trajtimit te kashnjeteve , të luftimit të semundjeve , dëmtuesve dhe bimëve parazitare, kryerjen e shërbimeve kulturale etj.,.

Një pjesë e konsiderueshme e fermerëve kanë emigruar për një jetë më të mire dhe kashnjetet e tyre gjenden jashtë kujdesit dhe pa asnjë mbrojtje. Edhe ata që janë ne vendbanimet e tyre kashnjetet i kanë lënë pas dore nën veprimin e sëmundjeve, të kontrabandistëve të lëndës drusore dhe frutave të gështenjës. është burimi natyror i rinovueshëm që sjell t’ardhura të gjithanshme , të vazhdueshme, të pa ndërprera!

Gështenja “Pema e Bukës” që mbahet mend për shpëtimin e njerizimit nga uria në vitet e krizave të bukës dhe në kohë luftërash, nuk duhet të fshihet nga kujtesa e njerizimit kaq shpejt! Nëpërmes kombinimit të praktikave dhe harmonizimit të strategjive , alternativave dhe bazuar në eksperiencën dhe përvojën e vendeve të zhvilluara evropiane, shoqata synon të bëjmë të mundur ruajtjen e strukturës gjenetike të kultivarit autokton dhe aty ku ajo mungon dhe rikthimin e tij në habitatin e tij natyror për një zhvillim të qëndrueshëm të resurseve natyrore.

Për ta menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme ekosistemin e gështenjës me qëllim ruajtjen e vlerave të biodiversitetit, produktivitetit dhe aftësive rigjeneruese për të siguruar vijimësinë e kultivarit tradicional për të siguruar plotësimin edhe në të ardhmen të funksioneve ekonomike, sociale dhe ekologjike në nivel lokal shoqata “Gështenja e Tropojës” ka hartuar planin e zhvillimit perspektiv, duke bërë vlerësimin e gjendjes bio-patologjike të ekosistemit, ka identifikuar shkaqet dhe faktoret kërcënues , ka hartuar strategjine e rimëkëmbjes së tije dhe ka përcaktuar rrugët dhe alternativat e realizimit të kësaj strategjie. Në kuadrin e ndërgjegjësimit te komunitetit dhe sensibilizimit te organeve qeveritare , shoqata ka arritur që të ndërgjegjësojë e të bindë qeverisjen qendrore, e cila ka vlerësuar këtë shqetësim të komunitetit tw Tropojës për gjendjen e rënduar te ekosistemit të gështenjës, ka mbështetur planin e zhvillimit.

Ministria e Mjedisit, ka vlerësuar gjendjen reale duke asistuar nw vend, ka zhvilluar disa takime me përfaqësues tw shoqërisë civile dhe tw organeve vendore, ka inkurajuar ngritjen e grupit tw punës për hartimin e studimit për legalizimin e kësaj prone informale, krijimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko- hartografik dhe shtimin e shkallës së mbrojtjes.

Në këtë kuadër Ministria ka dërguar disa herë specialistet e vet, përfaqësues të AKZM dhe GIZ për akordimin e fondeve të nevojshme për hartimin e studimit. Në muajin tetor 2017 është ngritur grupi i punës me përfaqësues tw Ministrisë sw Mjedisit, Bashkisë dhe Shoqatës për kryerjen e këtij studimi, hartimin e dokumentacionit dhe hartografisë. U krye një pune e konsiderueshme dhe nw fazën finale të paraqitjes se materialit studimor të përfunduar ka ngecë puna. Tash nuk flitet as nuk punohet më në këtë drejtim. U shua ajo shkëndi që ngjalli shpresat se po punohet për rimëkëmbjen e ekosistemit. Pse? Mungesw vullneti! Frika nga humbja e pronësisë mbi kashnjetet! Mungesa e informimit, mungesa e njohjes se legjislacionit.

Ligji i ri i miratuar ne maj 2017 e favorizon dhe e mundëson shtimin e statusit te mbrojtjes, duke i aprovuar një bërthamë të shërbimit teknik, me një rregullore tw funksionimit për realizimin e planit tw zhvillimit. Duhet analizuar dhe llogaritur bllokimi dhe pengimi i kësaj alternative zhvillimore , i shërben , apo e dëmton komunitetin e fermerëve dhe ekosistemin? Ai që shprehet kundër këtij plani zhvillimi përveçse duhet ta argumentojë me fakte konkrete arsyen kundër, duhet të paraqesin planin alternativ të zhvillimit, pasi ekosistemi ka arritur kufirin kritik të tolerancës dhe përtej këtij kufiri dëmi bëhet i pa rikuperueshëm dhe pasojat te pa kthyeshme.

E ardhmja e gështenjës së Tropojës varet nga intelekti dhe përgjegjësia e elitës profesionale të Tropojës, duke mos përjashtuar edhe atë Kombëtare, që kanë detyrimin historik, të parashikojnë t’ardhmen e këtij ekosistemi që ka hyrë në një rrugë të pa njohur për ne Shqiptarët, (por e njohur nga Evropa t’cilës ja ka m’pirë dhëmbët), mund të përcaktohet sot ! Gjendja bio-gjenetike dhe fito-patologjike e ekosistemit çdo ditë po përkeqësohet. Mbas pesw vitesh, sado vullnet të kesh, sado i përkushtuar dhe i interesuar të jesh, sado i aftë profesionalisht dhe i motivuar, i mbështetur politikisht, juridikisht dhe materialisht, mundësitë për ruajtjen e trashëgimisë natyrore të kultivarit tradicional të këtij ekosistemi kufizohen, për t’mos thënë bëhen të pa mundura.

Shoqata i bën thirrje opinionit komunitar, inteligjencës, elitës profesionale dhe qeverisjes vendore, të mbështetin planin zhvillimor të hartuar nga institucioni i specializuar dhe kompetent, i studiuar shkencërisht dhe i mbështetur në praktikat e njohura ndërkombëtare. Pas 10 vitesh do thuhet: Tropoja ka patur dikur një kultivar tradicional gështenje që sot e gjithë shkenca e gjenetikes botërore nuk do t’mund ta rikthejnë më. Sot mundemi! Sot e kemi n’dorë ta diskutojmë dhe të zgjedhim alternativen e duhur! Sot e kemi n’dorë të shpalosim vlerat intelektuale dhe profesionale, të thërrasin në ndihmë përvojën tonë dhe atë ndërkombëtare dhe të mësojmë nga gabimet e bëra! Nesër nuk do ta kemi këtë mundësi!/Gazeta Bujku

—-

Autor: Shpend Nikoçi

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme