spot_img
HomeEKONOMIAKB: Ushtria e Kosovës siguri e madhe për investitorët

AKB: Ushtria e Kosovës siguri e madhe për investitorët

spot_img

Promovimi i prodhimeve vendore ka vazhduar në qendrën tregtare Plus Center në Ferizaj, organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se nga sot jo vetëm ky biznes, por të gjitha bizneset e Kosovës e ato të huajat që janë e do vijnë në vendin tonë janë edhe më të sigurta, pasi tashmë kemi edhe Ushtrinë e Kosovës.

“Ushtria e Kosovës, nga sot do të jetë siguri edhe më e madhe për investitorët dhe se tash investitorët do të jenë edhe më të sigurt”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi se  kjo qendër ishte thuajse e vetmja në vend që u zhvillua si është më miri pa produkte serbe.

Ai shtoi se qytetarët duhet konsumuar edhe më shumë prodhime vendi, ku pas vënies së taksës ka pasur rritje të prodhimtarisë  vendore 25 për qind, punësim e zhvillim.

AKB po vazhdon “Javët e  Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?  Tash 16 vjet dhe nuk do të ndalemi.

Zëvendës ministresha e Tregtisë e Industrisë, Arbreshë Krasniqi, tha se pas masave ndaj produkteve serbe nga ne, prodhimtaria vendore ka nisur të zhvillohet edhe më fuqishëm. Ai kërkoi konsum të prodhimeve vendore e të cilat janë më cilësore se ato të importuara.

Amabasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, tha se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Shqipërisë e Kosovës kanë shënuar rritje dhe duhet që tashmë edhe më shumë të ketë prodhime shqiptare andej e këndej. Vetëm duke konsumuar prodhime shqiptare mund të zhvillohemi edhe më shumë.

Sylejman Neziri, pronar i Qendrës Tregtare  Plus Center falënderoi institucionet për marrjen e vendimit ndaj prodhimeve serbe 100 për qind. Ai tregoi se marketi i tij ishte dhe do të mbetet ndër marketet kryesore të produkteve vendore.  Sipas tij produktet serbe asnjëherë nuk i kanë pasur në shitje.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Ferizajt Zekir Bytyqi, tha se përkrahja ndaj bizneseve ka rolë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, fuqizimin e rritën e prodhimtarisë vendore.

“Ne si komunë, kemi përkrahur gjithnjë dhe do të vazhdojmë  mbështetjen edhe në të ardhmen të prodhuesve vendor që të fuqizojmë e krijojmë edhe më shumë vende të reja pune, e cila tashmë pas vënies së taksës nga institucionet veq se ka ndodhur”, tha Bytyqi.

Ai bëri thirrje jo vetëm ferizajasve, por gjithë qytetarëve shqiptarë për konsum të produkteve vendore me qëllim të zhvillohemi edhe më shumë si vend.

Ferizaj është qendër e zhvilluar ku tanimë ka edhe vende të lira pune në shumë kompani që kërkojnë punëtor të profileve të caktuara.

Lumnije Ajdini menaxhere e përgjithshme e AKB-së prezantoi produktet vendore që po  ekspozohen sot. Ajo bëri thirrje për konsum të prodhimeve vendore, ku me konsumimin e tyre rriten prodhuesit e Kosovës si rezultat do të hapen vende të reja pune që do ndikojnë në  zhvillimin ekonomik të gjithëmbarshëm të Kosovës./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme