spot_img
HomeEKONOMIAKB në Organizatën Botërore të Tregtisë - Forumi 2018

AKB në Organizatën Botërore të Tregtisë – Forumi 2018

spot_img

Një delegacion i AKB-së i kryesuar nga Kryetari Agim Shahini, po merr pjesë në Organizatën Botërore të Tregtisë në Forumin 2018 që ka filluar sot 02 – 04 tetor në Gjenevë të Zvicrës që ka për qëllim vizionin e tregut botëror deri në vitin 2030.

Aleanca Kosovare e Bizneseve është e vetmja organizatë nga Kosova që po i ndjek punimet e këtij Forumi Ekonomik 2018 që po marrin pjesë më shumë se 170 shtete me mbi 2000 pjesëmarrës të niveleve të ndryshme të atyre politike, biznesore dhe mediale ku po po prezantohen sfidat e mileniumit të Ri.

Sot në hapje të punimeve kryesuesi i Forumit Roberto Azevedo- OBT tha se bota tregtare sot është e avansuar më shumë se asnjëherë më parë, por këto avancime po tentojnë që politika ti pengon shkëmbimet tregtare në mes kontinenteve duke krijuar kriza artificiale e që më së shumti këtu po dëmtohen korporatat e fuqishme që kanë qarkullim me miliarda eksporte nga një kontinent në tjetrin, duke u ofruar qytetarëve më shumë produkte kualitative dhe më të lira, por këto po pengohen nga personat që nuk dinë të bëjnë biznes por dinë ti krijojnë barriera bizneseve.

Forumi po vazhdon punimet në sesione të ndryshme deri më 04 tetor 2018./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme