spot_img
HomeLAJMET E FUNDITAhmeti: Shqetësuese zjarret shumta fushore dhe pyjore në Kosovë

Ahmeti: Shqetësuese zjarret shumta fushore dhe pyjore në Kosovë

spot_img

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC).

Jashtëzakonisht shqetësuese lajmet për zjarret e shumta fushore dhe pyjore, që po ndodhin ditëve të fundit në vise të ndryshme të Kosovës.

Këto zjarre që në masë të madhe janë zjarre vënie të qëllimshme, apo të shkaktuara nga pakujdesia, e që përveç dëmeve të mëdha që po shkaktojnë në fusha bujqësore dhe në pyje, po rrezikojnë edhe vetë jetën e qytetarëve të vendit.

Organet e rendit në Kosovë, duhet të jenë shumë më aktive në terren, dhe të marrin masat e nevojshme, në mënyrë që të ndalohet kjo dukuri e zjarre vënieve të qëllimshme nga persona të papërgjegjshëm, dhe të njëjtit të marrin ndëshkimet e duhura ligjore.

Duhet pasë parasysh që sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, inicimi i qëllimshëm i zjarrit që është me rrezik të përgjithshëm, është vepër penale dhe sanksionohet me burgim nga 6 muaj deri në 5 vite. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme