spot_img
HomeLAJMET E FUNDITAhmeti: Fermerët nuk po vetëdijesohen - djegia e hamulloreve shkatërron tokën

Ahmeti: Fermerët nuk po vetëdijesohen – djegia e hamulloreve shkatërron tokën

spot_img

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave thotë edhe sivjet po vazhdon tradita e keqe e djegies së qëllimshme të hamulloreve në arat e Kosovës, nga pronarët e fushave bujqësore.

“Fermerët assesi nuk po vetëdijesohen se në bazë të hulumtimeve të bëra të ekspertëve bujqësorë në Kosovë, është konstatuar se djegia e hamulloreve ka efekte negative për tokën, duke shkatërruar masën bimore që gjendet në ara”, ka theksuar Ahmeti.

Ai ka shtuar se për pasojë, këto zjarre pastaj po përhapen edhe në pyje (edhe ashtu mjaftë të thata në këtë kohë), duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në to, dëme ekologjike duke ndotur ambientin nga emetimi i mbetjeve të këtyre zjarreve si dhe po shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm të të mirave materiale, por po rrezikojnë dhe vetë jetën e qytetarëve.

“Inicimi i qëllimshëm i zjarrit që është me rrezik të përgjithshëm, është vepër penale dhe sanksionohet me burgim, organet e rendit në Kosovë, duhet të veprojnë në mënyrë që personat e papërgjegjshëm, që shkaktojnë zjarre të qëllimshme, të marrin ndëshkimet e duhura ligjore”, ë shprehur Ahmeti. /Motilokal.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme