spot_img
HomeLAJMET E FUNDIT2 Shkurt - Dita Ndërkombëtare e Ligatinave

2 Shkurt – Dita Ndërkombëtare e Ligatinave

spot_img

Dy shkurti i çdo viti është shpallur si “Dita Ndërkombëtare e Ligatinave”, kjo ditë shënon datën e miratimit të Konventës për Ligatinat në 2 Shkurt 1971 në qytetin Iranian të Ramsarit.

Konventa për Ligatinat është marrëveshje ndërkombëtare që trajton ruajtjen e ligatinave të rëndësisë ndërkombëtare.

Ligatinat ose sistemet e “tokave të lagura”, janë sipërfaqe ujore të përhershme ose përkohshme deri në 6 metra thellësi, dhe përbëjnë një ekosistem mjaft i rëndësishëm që siguron larmi përfitimesh përfshirë filtrimin e ujit, sigurimin e biodiversitetit, mbrojtjen e bregdetit dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike.

Publiku i gjerë është pak i ndërgjegjshëm për këto shërbime të rëndësishme të ligatinave. Dita Ndërkombëtare e Ligatinave është një mundësi e mirë për të kërkuar ndryshimin e situatës dhe ndërgjegjësuar publikun mbi rëndësinë që kanë ligatinat për të ardhmen e njerëzimit.

Tema për Ditën Ndërkombëtare të Ligatinave për vitin 2021 është ‘Ligatinat dhe Uji’. Ligatinat njihen si një “burim uji të ëmbël dhe inkurajon veprimin për t’i rivendosur ato dhe për të ndaluar humbjen e tyre”.

Ligatinat janë një ndër mjediset më produktive në botë; quhen edhe “djep” i diversitetit biologjik, duke ofruar ujin dhe produktivitetin primar për ekzistencën e llojeve të panumërta të bimëve të gjitarëve, shpendëve, zvarranikëve, ujë tokësorëve, peshqve dhe llojeve jo kurrizore.

Ligatinat janë “magazina” të rëndësishme të materialit gjenetik bimorë. Orizi, p.sh. që është një bimë e zakonshme e ligatinave dhe ushqimi bazë për më tepër se gjysmën e njerëzimit.

Ligatinat ofrojnë përfitime ekonomike mahnitëse, disa studime tregojnë se ekosistemet ofrojnë vlerën rreth 33 miliardë dollarë në vit, prej të cilave 4.9 miliard dollar nga ligatinat. Rreth 2/3 e gjuetisë botërore të peshkut është e lidhur me bregdetin dhe zonat e ligatinave,.

Ligatinat kryejnë shumë funksione vitale, si p.sh.

• deponim të ujit,

• depozitim të shkarkimeve të shirave dhe rrjedhjeve ujore,

• stabilizim të kushteve klimatike si reshjeve dhe temperaturës

• moderues të përmbytjeve dhe shtrëngatave,

• Kontrollues të erozionit, etj.

Kosova është shtet i ri dhe ende nuk e ka të nënshkruar këtë konvente të rëndësishme ndërkombëtare.

Edhe pse mungon një inventar i ligatinave, dihet se ekosistemet ujore në Kosovë janë mjafte të pasura.

Një nga ligatinat më të rëndësishme tek ne është ajo e Hencit, e cila gjendet në afërsi të Aeroportit të Prishtinës, me sipërfaqe prej 70 hektarë.

E formuar në mënyrë artificiale në vitet `60-ta me bashkim e rrjedhave të Magures dhe Vrelles, me synim kultivimin e krapit të zakonshme.

Përveç llojeve tjera të florës dhe faunës së egër këtu jetojnë më shumë se 50 lloje të shpendëve./Motilokal.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme