spot_img
HomeLAJMET E FUNDIT10 top ushqimet më të mira në botë

10 top ushqimet më të mira në botë

spot_img

Ushqimi i shëndetshëm sjell përfitime pozitive për trupin dhe për mendjen njësoj. Kur hamë mirë, ne ndjehemi mirë, kur ndihemi mirë, jemi më të lumtur, kur jemi më të lumtur, ne jemi më produktivë … dhe kështu vazhdon cikli i mrekullive. Kjo listë e 10 prej ushqimeve më të shëndetshme në botë, është vetëm një udhëzues fillestar, një mënyrë për të kuptuar se vitaminat dhe mineralet janë thelbësore që trupi i njeriut të funksionojë si është më së miri.

1. Spinaqi: Është një super ushqim i gjelbër që përmban lëndët ushqyese më të shëndetshme në planet. Spinaqi është i mbushur me energji, përmban kalori të pakta, që siguron vitaminë A, vitaminë K dhe folatë.

2. Fasulja e zezë: Është e mbushur me antioksidantë super të shëndetshëm. Fasulet e zeza treten ngadalë, duke ju mbajtur të ngopur për kohë më të gjatë. Përpos shijes së mirë, fasulet e zeza janë përplot me kalcium, proteina dhe fibra.

3. Arrat: Janë të mbushura me antioksidantë më shumë se çdo arrore tjetër. Arrat gjithashtu përmbajnë vitaminë E dhe janë të pasura me serume bimore, vajra omega 3 dhe yndyra të shëndetshme. Arra e kombinuar me panxhar e pasuron listën e ushqimeve më të shëndetshme në botë.

4. Panxhari: Është i njohur për shëndetin e trurit dhe efektin që ka në uljen e presionit të gjakut. Panxhari shpesh anashkalohet si një nga ushqimet më të shëndetshme në botë. Perimet me ngjyra të ndezura janë të mbushura me folatë, magnez dhe vitaminë C.

5. Avokado: Konsumimi i vetëm një ose dy avocadoje në javë, ju jep gjithë sasinë e dobishme të yndyrave të shëndetshme të monosaturuara, vitaminë B 6 dhe folatë.

6. Çokollata e zezë: Sipas hulumtimeve të fundit, çokollata përmban më shumë antioksidantë se shumica e lëngjeve frutore. Çokollata e zezë është një përforcues natyror ndër më kryesorët për sa i përket mbrojtjes së trupit nga sëmundjet dhe ndihmës për të parandaluar sëmundjet e zemrës.

7. Mjedrat: Janë të mbushura me antioksidantë, të cilët janë të nevojshëm për të mbajtur trupin të shëndetshëm dhe pa sëmundje. Të freskëta ose të ngrira, mjedrat gjithashtu sigurojnë vitaminë C, kalcium dhe hekur.

8. Hudhra: Është një super ushqim që është përdorur ndër shekuj për të shmangur sëmundjet, pasi pengon rritjen e baktereve, ul kolesterolin dhe presionin e gjakut si dhe ka fuqi serioze anti-inflamatore.

9. Limoni: Njihet si ushqimi më i shëndetshëm në botë. Limonët kanë cilësi të forta anti-inflamatore dhe mund të ndihmojnë në pengimin e rritjes së qelizave të kancerit.

10. Thjerrëzat: Janë një super ushqim, i cili përmban nivele të larta të fibrave dhe proteinave dhe pos cilësisë, i jep edhe një shije të mirë çdo vakti ushqimor. Veganët dhe vegjetarianët e preferojnë përdorimin e thjerrëzave, si zëvendësues të mishit në recetat tradicionale./Gazeta Bujku

Përgatiti: Ajshe Leka / konsulente për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme